LAJMI I FUNDIT:

Driton Kuka: Akili për mua është medalist, me pak fat do t’i kishim tri medalje olimpike

Driton Kuka: Akili për mua është medalist, me pak fat do t’i kishim tri medalje olimpike

Trajneri i Kosovës në xhudo, Driton Kuka është kthyer të flasë përsëri për suksesin e shtetit tonë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, ndërsa ka thënë se me pak fat mund t’i kishim tri medalje olimpike.

Ekipi i xhudos u kthye nga Tokio të hënën me dy medalje të arta olimpike të fituara nga Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova.


Megjithatë, paraqitje pozitive pati edhe Akil Gjakova, i cili përfundoi i shtati dhe ishte i shkëlqyeshëm, për të humbur vetëm në repeisazh për medaljen e bronztë.

Të ARTAT e Kosovës u drejtohen qytetarëve: Medaljet janë për popullin
Lexo po ashtu Të ARTAT e Kosovës u drejtohen qytetarëve: Medaljet janë për popullin

Për paraqitjen e mirë të Akilit ka shkruar edhe trajneri Driton Kuka në rrjetet sociale, duke thënë se me pak fat do t’i kishim tri medalje olimpike.

Postimi pa ndërhyrje i Driton Kukës

Akil Gjakova vendi 7 në Lojëra Olimpike!

Ju deshën tri fitore për të ardhur në 8 e parë.

Ishte i shkelqyeshëm në çdo aspekt.

Medaljet e Disit e Nores e qitën Akilin pak nën hije por rezultati i tij është i jashtëzakonshëm!

Me pak fat do kishim medaljen e tretë për ekipin tonë por do vazhdon tutje Akili i cili sivjet rrëmbeu titullin e Kampionit Evropian.

Akil për mua je medalist sepse medaljen e meritove,fati sportiv ishte pak sa kundër nesh por do vazhdojmë tutje!

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

La Liga
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Shkarkim apo qëndrim? Lojtarët e Chelseat marrin vendim për të ardhmen e Pochettinos

Shkarkim apo qëndrim? Lojtarët e Chelseat marrin vendim për të ardhmen e Pochettinos

Premier League
Fjalët e Laportas pas marrëveshjes me Xavin

Fjalët e Laportas pas marrëveshjes me Xavin

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Kalo në kategori