LAJMI I FUNDIT:

Drita shkruan historinë për futbollin kosovar, fiton turneun parakualifikues të Ligës së Kampionëve!

Drita shkruan historinë për futbollin kosovar, fiton turneun parakualifikues të Ligës së Kampionëve!

Drita ka shkruar historinë e futbollit kosovar duke arritur të fitojë turneun parakualifikues të Ligës së Kampionëve, pasi mposhti në finale kampionin e Gjibraltarit, Lincoln Red Imps, me rezultat 4-1. Drita kështu siguron rrethin e parë të kualifikimeve në Ligën e Kampionëve ku e pret kampioni i Suedisë, gjiganti Malmo.

Sfida filloi me pak shikues në Victoria Stadium, ku skuadra vendase kishte përparësinë e terenit vendas, një fushë artificiale ku Drita u përshtat shpejt.


Pas vetëm dy minutash lojë një harkim i mirë në zonë e gjeti të lirë Liridon Lecin, i cili u gjend mirë në zonë për të shënuar për 1-0 (2′).

Me të vazhduar takimi vendasit nga Gjibraltari u hodhën në sulm, kjo krijoi kundërsulme të rrezikshme.

Drita pati raste të shumta në vazhdim të pjesës së parë, por nuk arriti që të konkretizonte, ndoshta për shkak të mungesës së përvojës në garat evropiane.

Festa në Gjilan pas golit të Liricon Lecit, Foto: Visar Beqiri

Në pjesën e dytë u intensifikuan sulmet e vendasve të cilët krijuan lojë më të mirë në mesfushë, kurse gjyqtari ndëshkoi plot gjashtë lojtarët të Dritës në këtë fraksion loje.

Pas një harkimi të Gamiz, ishte Corral ai që shënoi për 1-1 dhe gëzimin e tifozëve vendas (61).

Deri në fund dy skuadrat krijuan përpjekje, por Drita nuk gjeti golin e merituar dhe me rezultat të barabartë 1-1 ndeshja shkoi në vazhdime.

Në vazhdime Drita pati sërish dominimin ndaj kampionit të Gjibraltarit, por nuk arriti që të gjente golin, kurse mbeti edhe pa Fidan Gërbeshin i cili u përjashtua me kartonin e dytë të verëdhë në minutën e 100-të të sfidës.

Në minutën e 107-të, Bernardo Lopes shkaktoi penalti, ku Liridon Leci shënoi nga penaltia për 2-1 dhe duke i dhënë fund kështu vazhdimeve me golin e tij të dytë dhe të dytin për Dritën.

Pas disa kundërsulmeve të huqura, ishte Xhevdet Shabani ai që realizoi për 3-1, kurse në fund me parabolë Haxhi Neziraj shokoi vendasit për 4-1 dhe rezultatin përfundimtar.

Pasi triumfoi në këtë turne parakualifikues, Drita vazhdon garat në rrethin e parë të kualifikimeve në Ligën e Kampionëve ku përballet me gjigantin suedez, Malmo.

Në rast të eliminimit nga Malmo, tash këto ndeshje me sistem vajtje ardhje, skuadra e Dritës mund të vazhdojë në rrethin e dytë të kualifikimeve të Europa League, ku përballet me humbësin e takimit Dudelange (Luksemburg) – Videoton (Hungari).

Prezenca e suksesshme e Dritës në garat evropiane ashtu sikurse e Prishtinës, pos që do të mbushë arkat e këtyre dy klubeve do të sigurojë vlerësim më të lartë të futbollit kosovar te UEFA, ku edhe një ekip i tretë nga edicioni i ardhshëm nga Superliga e Kosovës mund të marrë pjesë në garat evropiane. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Arsenali mendon ofertat për Guimaraes dhe Luiz – kjo pasi alternativa kryesore e tyre pëlqen Barcelonën dhe Bayern Munichun

Arsenali mendon ofertat për Guimaraes dhe Luiz – kjo pasi alternativa kryesore e tyre pëlqen Barcelonën dhe Bayern Munichun

Premier League
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori