LAJMI I FUNDIT:

Drita nëpërkëmb Ballkanin

Drita nëpërkëmb Ballkanin
Drita v Ballkani (Foto: Facebook/Drita FC)

Me rezultat të thellë prej 6-1, Drita e ka mposhtur Ballkanin, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e dhjetë në Superligën e Kosovës në futboll.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 12-të të takimit me golin e Betim Haxhimusës, i cili u asistua nga Ardian Limani.


Nikoqirët e dyfishuan epërsinë përmes Fidan Gërbeshit, i cili e konvertoi në gol një penallti (36′).

Në fillim të fraksionit të dytë (47′), kampioni shënoi sërish. Filonit Shaqiri realizoi falë asistimit të Haxhi Nezirajt.

Goli i katërt i vendasve erdhi në minutën e 59-të, që në fakt ishte autogol nga Liridon Kukaj.

Skuadra gjilanase e shënoi edhe golin e pestë, ndërsa golashënues ishte Endrit Krasniqi (75′).

Blend Baftiu e shënoi golin e nderit për mysafirët (86′), kurse Betim Haxhimusa me golin e dytë personal (89′)e vendosi rezultatin përfundimtar të takimit.

Kjo ishte fitorja e katërt e Dritës në 10 xhirot e para në Superligë, ndërsa numëron edhe pesë humbje dhe një barazim.

Përkundër fitores, kampioni do të mbetet në vend të tetë në tabelë, me 13 pikë, një më pak se rivali lokal Gjilani që është një pozitë më lartë.

Për Ballkanin, kjo ishte humbja e pestë në këtë fillim sezoni, ndërsa ka regjistruar edhe dy fitore dhe tri barazime dhe mban vendin e dhjetë në tabelë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dortmundi

Dortmundi "zbrazë" konton e Real Madridit - skuadra gjermane fiton një tjetër pjesë të shumë nga shitja e Bellingham

La Liga

"Shpresoj të turpërohen në finale", Sneijder i uron më të keqen Man Unitedit shkaku i veprimeve të një lojtarit

Premier League
Ekskluzive: Nuk u pagua tre muaj nga Antalyaspori, FIFA i jep të drejtë Zymer Bytyqit - shkëputet kontrata

Ekskluzive: Nuk u pagua tre muaj nga Antalyaspori, FIFA i jep të drejtë Zymer Bytyqit - shkëputet kontrata

Romak Zeqiri
Vetëm pesë lojtarë janë

Vetëm pesë lojtarë janë "të paprekshëm" te Barcelona - të tjerët janë në shitje

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Nga Anglia thuhet se Palmer i ka kërkuar Chelseat që ta shesin

Nga Anglia thuhet se Palmer i ka kërkuar Chelseat që ta shesin

Premier League
Kalo në kategori