LAJMI I FUNDIT:

Drita mysafire e Vllaznisë në shtëpinë e saj

Drita mysafire e Vllaznisë në shtëpinë e saj

Ndeshja e fundit e javës së gjashtë në elitën e futbollit kosovar, do të zhvillohet në qytetin e Gjilanit.

Skuadra e inkuadruar në Superligë, Vllaznia e Pozhoranit do të jetë nikoqire e Dritës, në stadiumin e qytetit në Gjilan.


Vllaznia në pesë javët e para ka arkëtuar vetëm tri pikë dhe në ndeshjen ndaj Dritës synon të marrë një rezultat pozitiv.

Ndërkohë gjilanasit kanë dy fitore dhe një barazim, duke kërkuar pikët e plota sot për të mbetur afër liderit Llapit.

Kapiteni i Dritës së Gjilanit, Ardian Limani ka thënë për Telegrafin se synimi i tyre i vetëm për këtë sfidë janë tri pikët.

“E njohim mjaftë mirë kundërshtarin por edhe ata na njohin ne pasi shumica e tyre kanë qenë vitin e kaluar pjesë e Dritës”.

“Gjithsesi ne jemi përgatitur mjaftë mirë për këtë takim pasi është një kundërshtar i vështirë por ne synojmë vetëm tri pikët”, deklaroi Limani.

Ardian Limani është lojtari kryesor në repartin defensivë te Drita

“Ndeshja me Vllazninë i paraprinë derbit kështu që ne duam fitore që të hyjmë më të motivuar në fushë ndaj Gjilanit”, tha kapiteni i bardh e kaltërve.

Sulmuesi anësor i Vllaznisë, Alban Rexhepi ka deklaruar se synojnë të marrin më të mirën nga ndeshja me Dritën.

“Jemi përgatitur mjaftë mirë për këtë takim. Si ne lojtarët ashtu edhe trajneri e njohim mjaftë mirë Dritën”.

“Synimi ynë është që të luajmë një lojë të bukur dhe të marrim një rezultat pozitiv, pasi kemi përballë një kundërshtar të fortë”, u shpreh Rexhepi për Telegrafin.

Alban Rexhepi pritet të jetë rreziku kryesor për Dritën në ndeshjen e sotme

Ndeshja mes rivalëve lokal do të zhvillohet me fillim nga ora 16:00 në stadiumin e qytetit në Gjilan.

Ky takim do të drejtohet nga Besfort Kosumi me ndihmësit Besnik Morina dhe Fatmir Abrashi, ndërsa gjyqtari i katërt do të jetë Isak Cereviku. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Nacho do të largohet nga Real Madridi – pesë kandidatët për kapitenin e ardhshëm te Los Blancos

Nacho do të largohet nga Real Madridi – pesë kandidatët për kapitenin e ardhshëm te Los Blancos

La Liga
Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në futboll

Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në futboll

Ndërkombëtare
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Kalo në kategori