LAJMI I FUNDIT:

Drita merr fitoren e katërt me radhë, mposht në udhëtim Malishevën

Drita merr fitoren e katërt me radhë, mposht në udhëtim Malishevën

Drita ka shënuar fitore me rezultat 3-1 në udhëtim ndaj Malishevës, xhiro kjo e cila ishte e vlefshme për javën e shtatë në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Drita shënoi në minutën e 7-të përmes Astrit Thaqit, por goli i tij u anulua nga sistemi VAR për pozitë jashtë loje.


Mysafirët kaluan në epërsi në minutën e 40-të të takimit, pas një autogoli nga kapiteni i Malishevës, Dren Kryeziu.

Teksa dukej që dy skuadrat do shkonin në pushimin mes pjesëve me këtë rezultat, Drita ia del të dyfishoj epërsinë në minutën e 48-të ku kësaj radhe golashënues ishte Besnik Krasniqi, i cili u shërbye mjaft mirë nga Blend Baftiu.

Me epërsinë prej dy golave të Dritës, përfundoi edhe pjesa e parë.

Malisheva tregoi shenja jete në pjesën e dytë, kur në minutën e 58-të të ndeshjes ngushton diferencën e rezultatit përmes prurjes së re, Elom Nyavedji i cili shfrytëzoi një asistim nga Ilir Mustafa.

Kjo ishte krejt çka vendasit mund të bënin në këtë takim, gjersa në minutën e 73-të ata mbetën me një lojtar më pak në fushë pas ndëshkimit me karton të kuq të Dren Kryeziut.

Drita shënoi edhe një herë tjetër në sekondat e fundit të ndeshjes përmes Muharrem Jasharit për të vulosur fitoren e gjilanasve.

Me këtë fitore Drita arrin në kuotën e 18 pikëve, një më pak se Ballkani që nesër luan ndaj Prishtinës./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore