LAJMI I FUNDIT:

Drita eliminon Dukagjinin dhe siguron gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës

Drita eliminon Dukagjinin dhe siguron gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës

Drita ka fituar pas penalltive ndaj Dukagjinit me rezultat (4-3) pasi ndeshje e rregullt dhe vazhdimet u mbyllen baras 0-0 në ndeshjen çerekfinale të Kupës së Kosovës, duke siguruar një vend në gjysmëfinale të kësaj gare.

Ekipi i Zekirija Ramadanit ka arritur të fitojë në Klinë ndaj Dukagjinit në një ndeshje shumë të luftuar, e cila fituesin e pa vetëm pas penalltive.


Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të fortë dhe të luftuar nga të dyja skuadrat, të cilat edhe rrezikuan disa herë.

Rasti më i mirë ishte një shtyllë e goditur nga Blerim Krasniqi, por portat mbeten të paprekura dhe ekipet shkuan në pushim me barazim 0-0.

Në pjesën e dytë, vendasit ishin skuadër më e mirë dhe më kërkuese, duke rrezikuar disa herë me anë të kapitenit Altin Mërlaku.

Megjithatë, portieri Faton Maloku ishte në element duke ia mohuar golin dhe koha e rregullt u mbyll baras 0-0 duke bërë që fituesi të kërkohet në vazhdime.

Në vazhdimet dy herë nga 15 minuta, të dy skuadrat tentuan të fitonin ndeshjen, por më shumë të mos e humbin dhe kështu fituesi u desh të caktohej pas ekzekutimit të penalltive.

Në penallti më të saktë ishin mysafirët e Dritës, duke fituar me rezultat 4-3 dhe duke iu bashkuar Prishtinës në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

Dy emrat tjerë të gjysmëfinalistëve do të mësohen nesër (e enjte) pas ndeshjeve Malisheva-Ballkani dhe Vjosa-Suhareka. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Top ylli i Bayernit po vuan nga një lëndim – pjesëmarrja e tij ndaj Real Madridit në dyshim serioz

Top ylli i Bayernit po vuan nga një lëndim – pjesëmarrja e tij ndaj Real Madridit në dyshim serioz

Liga e Kampionëve
Nëntë pritje dhe nota më e lartë, shkëlqimi i Arijanet Muric që i vetëm ndali Manchester Unitedin

Nëntë pritje dhe nota më e lartë, shkëlqimi i Arijanet Muric që i vetëm ndali Manchester Unitedin

Premier League
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Gol në sekondën e fundit, Leverkuseni vazhdon të jetë i pamposhtur në këtë edicion

Gol në sekondën e fundit, Leverkuseni vazhdon të jetë i pamposhtur në këtë edicion

Bundesliga
Kalo në kategori