LAJMI I FUNDIT:

Drenori porosit Kuçin: “Fitilat e llamës ruaji për miqtë e tu hajna”

Drenori porosit Kuçin: “Fitilat e llamës ruaji për miqtë e tu hajna”

Kandidati për deputet në listën e Vetëvedosjes, Xhavit Drenori, ka reaguar pas deklaratës së nënkryetarit të PDK-së, Hajredin Kuçit se ”Drenasit duhet me ia rritë fitilat e llamës”.

Drenori, përmes një postimi në Facebook, i ka thënë Kuçit se edhe ‘fitilat e llamës’ janë vjedhur në këtë qytet, për çka thotë se e kishte njoftuar personalisht.


“Në Drenas po vidhej pasuria e qytetarëve dhe organet e drejtësisë nuk po guxonin të vepronin.”, ka shkruar Drenori.

Ai i ka thënë Kuçit se gjatë kohës sa ishte ministër i Drejtësisë nuk është marrë asnjëherë me hallet e qytetarëve të Drenasit, duke nisur prej vjedhjeve që u janë bërë para syve.

Postimi i plotë i Drenorit:

“Reagim rreth fjalimit të Hajredin Kuçit, i cili dje në Drenas kërkoj që “Drenasi duhet me ja rritë fitilat llambës”.

Hajrë, 

edhe “fitilat e llambës” janë vjedhë në Drenas; nuk kemi më; e ti ishe i njoftuar personalisht nga unë që në vitin 2015.

Ju pata kërkuar takim, sepse kishim hall.

Në Drenas po vidhej pasuria e qytetarëve dhe organet e drejtësisë nuk po guxonin të vepronin.

Ti (po te drejtohem me Hajrë dhe Ti meqë dikur ishim bashkë në të njëjten parti), drejtoje pikërisht këtë dikaster qeveritar.

Hallin e shumicës se qytetarëve të Drenasit se ata po vidhen në sy të shtetit, se ata janë lënë anash çdo mundësie të barabartë, si në punësim, subvencion komunal, e të mirë tjetër për të cilën paguajnë taksa në mënyrë të vazhdueshme, Ti as qe e more parasysh në kohen sa drejtoje Ministrinë e Drejtësisë.

Fort miqësisht, si bashkpartiak, pata kërkuar të të takoja dhe të pakten të qanim hallin e shumicës se qytetarëve për hajnitë që po u bëheshin në mënyre sistematike nga njerëzit që përkrahnit ju (PDK në qender), por Ty nuk tu bë vonë.

Hajrë,
qytetarët e Drenasit dalngadal po dalin në dritë dhe fitilat e territ nuk u duhen më.

Fitilat e llambes ruaji për miqtë e Tu hajna që nesër kur sistemi i drejtësisë do të funksionoj si duhet, do ju duhen, sepse ata dihet se ku e kanë vendin (nuk e di nëse atje ka dritë të mjaftueshme?!).

Për mua personalisht mbetesh zyrtari që i ke bërë më së shumti dëm ngritjes dhe forcimit të institucioneve shtetërore (me vetëdije apo i shtyrë nga Shefi/Shefat).

Prandaj fort miqësisht po të drejtohem: distancohu nga hajnitë që në sytë e Ty dhe institucioneve të drejtësisë ndodhen sa e mbajë nën përgjegjësi menagjeriale këtë dikaster, ndoshta të rrokë ndonje amnesti si bashkpunues në procese gjyqësore, përndryshe është turp të kërkosh votë në Drenas, sidomos Ti.

PS.: se harrova!
Me hajnitë që i bënë shokët e Tu dhe Ti i mbullove, PDK-në na e ke gërrdidtë edhe në Drenas e Drenicë.
Tash, e vetmja alternative na ka mbete VETËVENDOSJE!”, ka shkruar Drenori. /Telegrafi/

Postimit të tij, Drenori i ka bashkangjitur edhe e-mailat që ka këmbeyr me Hajredin Kuçin, derisa ky i fundit ishte ministër i Drejtësisë dhe kallzimet penale dhe denoncimet në polici rreth rasteve korruptive në Drenas.

Në trend Lajme

Më shumë
Gruaja që u vra në Pejë ishte punëtore shëndetësore që 20 vjet, Drejtoria e Shëndetësisë: Do të mbetet në kujtime për urtësinë

Gruaja që u vra në Pejë ishte punëtore shëndetësore që 20 vjet, Drejtoria e Shëndetësisë: Do të mbetet në kujtime për urtësinë

Lajme
Vritet një grua në Pejë

Vritet një grua në Pejë

Kronika e Zezë
Vrasja në Pejë, kryeprokurori Kurmehaj jep detaje nga ngjarja tragjike

Vrasja në Pejë, kryeprokurori Kurmehaj jep detaje nga ngjarja tragjike

Lajme
Vrasja e gruas në Pejë, i dyshuari bashkëshorti i saj

Vrasja e gruas në Pejë, i dyshuari bashkëshorti i saj

Lajme
Bosnja në anën e Kosovës, deputeti Magazinoviq thotë se do të votojë pro anëtarësimit në Këshillin e Evropës

Bosnja në anën e Kosovës, deputeti Magazinoviq thotë se do të votojë pro anëtarësimit në Këshillin e Evropës

Lajme
Rasti tragjik në Pejë, reagon presidentja: Ky femicid që ka marrë përmasa të jashtëzakonshme duhet të ndalet

Rasti tragjik në Pejë, reagon presidentja: Ky femicid që ka marrë përmasa të jashtëzakonshme duhet të ndalet

Lajme
Kalo në kategori