Dren Abazi tregon sakrificat që ka bërë për të parë koncertin e kitaristit anglez, Eric Clapton


Dren Abazi shquhet si njëri prej artistëve me stilin më të veçantë muzikor.
Ndonëse nuk është shumë aktiv në projekte muzikore, ai po vazhdon të jetë mjaft i ndjekur dhe i pëlqyer nga publiku.

Së fundmi, në rrjetet sociale ka sjellë një seri të imazheve dhe videove teksa ishte i pranishëm në koncertin e kitaristit anglez, Eric Lapton, i cili njëherësh është edhe këngëtari i tij i preferuar.

"24 orë pa gjumë, dy aeroplanë, tre trena për të parë idhullin e fëmijërisë, një dhe të vetmin, Eric Lapton, çfarë nate", ka shkruar Abazi.
Ndryshe, kënga e fundit e lansuar nga Dreni është "Deja Vu", projekt ky që u mirëprit nga publiku. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
10/06/2019
Top Lajme
Ferma VIP
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate















































