LAJMI I FUNDIT:

Dremitja e pasdites: Si 15 minuta gjumë rigjenerojnë trupin

Dremitja e pasdites: Si 15 minuta gjumë rigjenerojnë trupin
(Foto: Pexels)

Gjumi i pasdites mund të jetë i dobishëm për trurin. Kjo konfirmohet gjithashtu nga lidhja shkakësore modeste midis dremitjes së zakonshme dhe një vëllimi më të madh total të trurit.

Një gjumë gjallërues i pasdites mund të jetë një shpëtim kur jemi të mbingarkuar dhe ndihemi sikur nuk ka orë të mjaftueshme në ditë për gjithçka që duhet të bëjmë.


Jeta e ngarkuar padyshim që e bën të vetën dhe kur përkon me disa net me pak ose aspak gjumë, ndihemi të mbingarkuar dhe sidomos atëherë nuk jemi në gjendje t’i përmbushim detyrimet ose të bëjmë gjithçka që duam.

Gjumi i rregullt gjatë ditës zvogëlon rrezikun e demencës
Lexo po ashtu Gjumi i rregullt gjatë ditës zvogëlon rrezikun e demencës

Përgjigja për këtë problem mund të fshihet në një gjumë gjallërues pasdite prej 15 minutash ose të ashtuquajturën ‘dremitje energjike’.

Një nga mënyrat si na ndihmon dremitja është se na lejon ta plotësojmë gjumin e nevojshëm, por gjithashtu ndikon në kujtesën tonë. Gjëja më e mirë është se nuk do të na shqetësojë gjumin e natës. Prandaj frika se nuk do të flemë dot natën nëse ‘vjedhim’ 15 minuta gjumë gjatë ditës, nuk është e justifikuar.

Një sy gjumë, sipas Dr. Sara C. Mednick – eksperte e gjumit dhe autore e “Take a Nap! Change Your Life” – rivendos sistemin tonë dhe ndikon në performancën e përmirësuar motorike, shkruan WebMD.

Shtyrja e alarmit për 30 minuta mund të jetë e mirë për ju
Lexo po ashtu Shtyrja e alarmit për 30 minuta mund të jetë e mirë për ju

Kohëzgjatja e dremitjes, e cila nuk duhet të jetë më e shkurtër se 15 minuta, forcon edhe trurin tonë. Kur flemë më shumë se kaq, sipas mjekes së lartpërmendur, forcohet kujtesa dhe kreativiteti.

Një sy gjumë 30 deri në 60 minuta është i mirë për aftësitë vendimmarrëse, memorizimin e fjalorit ose rikujtimin e udhëzimeve. Lëvizja e shpejtë e syve ose gjumi REM në 60 deri në 90 minuta gjumë, luan një rol kyç në krijimin e lidhjeve të reja në tru dhe zgjidhjen e problemeve krijuese. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Seksi më i mirë: pozat për orgazëm të sigurt dhe intensiv

Seksi më i mirë: pozat për orgazëm të sigurt dhe intensiv

Intimitet dhe Pasion
Gjashtë fazat e të fjeturit me partnerin

Gjashtë fazat e të fjeturit me partnerin

Lifestyle
Flakë mali çfarë ende nuk keni parë: Shikoni si duket druri i dashurisë

Flakë mali çfarë ende nuk keni parë: Shikoni si duket druri i dashurisë

Kopshtaria
Videoja e kësaj shtëpie u shikua miliona herë - nga jashtë duket si më e ngushta në botë, por brenda është thjesht një tronditje e vërtetë

Videoja e kësaj shtëpie u shikua miliona herë - nga jashtë duket si më e ngushta në botë, por brenda është thjesht një tronditje e vërtetë

A e dini se...
Pse duhet të vendosni një filxhan tek dera sa herë që jeni vetëm në banesë? Ja arsyeja

Pse duhet të vendosni një filxhan tek dera sa herë që jeni vetëm në banesë? Ja arsyeja

Stil
Fjetja me partnerin në të njëjtin shtrat nuk është gjithmonë ide e mirë

Fjetja me partnerin në të njëjtin shtrat nuk është gjithmonë ide e mirë

Këshilla Lifestyle
Kalo në kategori