Shtyrja e alarmit mund të jetë e mirë për ju. Studiuesit besojnë se kalimi i 30 minutave shtesë nën mbulesa, mund t’ju bëjë më të kthjellët në mëngjes.
Njerëzit që flinin gjysmë ore shtesë rezultuan më mirë në testet e trurit, në krahasim me ata që u zgjuan menjëherë nga shtrati.
“Gjetjet tregojnë se nuk ka asnjë arsye për ta ndaluar gjumin në mëngjes nëse ju pëlqen. Në fakt, madje mund t’i ndihmojë ata me përgjumje në mëngjes që të jenë pak më vigjilentë kur të ngrihen”, është shprehur Dr Tina Sundelin nga Universiteti i Stokholmit, citon The Sun.
Ekipi kreu dy eksperimente. E para, e cila studioi 31 dremitës të zakonshëm, zbuloi se një sy gjumë 30-minutësh ose e përmirësoi ose nuk kishte asnjë efekt në performancën në testet e kujtesës, përqendrimit dhe matematikës, në krahasim me zgjimin e papritur. Nuk kishte efekte të qarta në nivelet e hormoneve të stresit, përgjumjen në mëngjes, disponimin ose modelin e gjumit gjatë natës.
Pjesa e dytë e studimit analizoi shprehitë e zgjimit në mëngjes të 1.732 të rriturve. Rreth dy të tretat (69 për qind) thanë se përdorin “snooze” ose vendosin alarme të shumta të paktën “ndonjëherë”.
Koha e kaluar duke fjetur në ditë varionte nga një deri në 180 minuta, me një mesatare prej 22 minutash. Ata që e shtynin alarmin prireshin të ishin “bufat e natës” që flinin më pak në përgjithësi.
Arsyeja më e zakonshme e dremitjes ishte “të ndihesh shumë i lodhur për t’u zgjuar”, e ndjekur nga “të ndihesh mirë” dhe dëshira për t’u “zgjuar më ngadalë/më butë”.
Edhe pse pjesëmarrësit ndiheshin po aq të përgjumur pasi u zgjuan në të dyja kushtet, ata shënuan rezultate më të mira kur iu lejua një sy gjumë 30-minutësh paraprakisht. Megjithatë, kjo nuk i bëri ata të ndiheshin më pak të lodhur apo negativ. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjashtë fazat e të fjeturit me partnerin
Videoja e kësaj shtëpie u shikua miliona herë - nga jashtë duket si më e ngushta në botë, por brenda është thjesht një tronditje e vërtetë
Flakë mali çfarë ende nuk keni parë: Shikoni si duket druri i dashurisë
Kjo markë po shet ‘xhinse me njolla' për 600 euro dhe ky model i çuditshëm tashmë është shitur
Gjëja e vetme që nuk duhet të bëni kurrë kur partneri juaj është i mërzitur
Virgjëresha: Horoskopi vjetor për 2024
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës