LAJMI I FUNDIT:

Drejtuesit e Milanit takohen me agjentin e De Paul

Drejtuesit e Milanit takohen me agjentin e De Paul
Rodrigo De Paul (Foto: Alessandro Sabattini/Getty Images/Guliver)

Drejtorët e Milanit, Paolo Maldini dhe Zvonimir Boban janë takuar me agjentin e yllit të Udineses, Rodrigo De Paul.

Rossonerët janë të interesuar të përforcojnë sa më shumë skuadrën për vazhdimin e kampionatit, drejt arritjes së objektivave.


Sipas mediumit italian Calciomercato.com, Boban dhe Maldini u takuan me agjentin Agustin Jimenez, për të diskutuar marrëveshjet e mundshme për janar ose për verën e ardhshme.

Inter dhe Milani në ‘luftë’ të ashpër për shërbimet e De Paul
Lexo po ashtu Inter dhe Milani në ‘luftë’ të ashpër për shërbimet e De Paul

Jimenez është agjent i mesfushorit argjentinas De Paul, dhe gjithashtu Matias Zaracho, një 21-vjeçar që aktualisht luan për Club Racing.

De Paul ishte lidhur me një transferim në Inter verën e kaluar, por një marrëveshje nuk u realizua kurrë. Sidoqoftë, Nerazzurrët mund të kthehen për De Paul këtë verë.

Jimenez është gjithashtu agjent i yllit të Atletico Madridit, Angel Correra, të cilin Milani u përpoq shumë për të nënshkruar verën e kaluar, por nuk mund të pajtohej me kushtet e klubit nga La Liga. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Arsenali mendon ofertat për Guimaraes dhe Luiz – kjo pasi alternativa kryesore e tyre pëlqen Barcelonën dhe Bayern Munichun

Arsenali mendon ofertat për Guimaraes dhe Luiz – kjo pasi alternativa kryesore e tyre pëlqen Barcelonën dhe Bayern Munichun

Premier League
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori