Spanja është vendi i dytë më i prekur nga coronavirusi në Evropë dhe numri i vdekjeve po rritet. 

Edhe pse nuk është radha për futboll, drejtuesit e La Ligas kanë vendosur një afat të fundit për rifillimin e kampionatit, normalisht nëse gjendja normalizohet deri atëherë.


Data e përzgjedhur nga presidenti i ligës spanjolle të futbollit si afat i fundit për të rinisur kampionati është 27 qershori, me ndeshjet që do të luhen çdo tri ditë.

GettyImages 671946672 Fansat e Real Madridit dhe Barcelonës (Foto: Brian Ach/Getty Images for LaLiga)

Nëse nuk rifillohet kampionati deri në këtë datë, atëherë sezoni do të anulohet përfundimisht dhe nuk dihet nëse do të dorëzohet apo jo titulli i kampion.

Për momentin La Liga kryesohet nga Barcelona, që ka dy pikë më shumë se Real Madridi. /Telegrafi/

telegrafi sport app