LAJMI I FUNDIT:

Drejtuesit e Interit takohen me agjentin e Barellas

Drejtuesit e Interit takohen me agjentin e Barellas
Nicolo Barella (Foto: Claudio Villa/Getty Images/Guliver)

Interi ka zhvilluar bisedime me agjentin e Nicolo Barellas përpara një lëvizje potenciale të madhe për mesfushorin e Cagliarit në Giuseppe Meazza.

Sipas mediumeve FC Inter News dhe FC Inter 1908, Alessandro Beltrami u takua me Beppe Marottan dhe drejtorin sportiv Piero Ausilio në pasditen e së hënës.


Është spekuluar se mund të ketë disa zhvillime të reja për marrëveshjen në orët e ardhshme, edhe pse Interi duhet të plotësojë vlerësimin prej 50 milionë eurosh të Cagliarit.

Pesë futbollistët që Conte i dëshiron te Interi, secili më i mirë se tjetri
Lexo po ashtu Pesë futbollistët që Conte i dëshiron te Interi, secili më i mirë se tjetri

22-vjeçari ka qenë i lidhur me disa klube tjera, por zemra e tij është e vendosur për një transferim te klubi nga Milano.

Barella ka shkëlqyer këtë sezon me Cagliarin (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Ai aktualisht është në detyrë me Italinë U-21 në Kampionatin Evropian të kësaj moshe dhe ka shkëlqyer duke shënuar edhe gol kundër Belgjikës në fitoren 3-1 të shtunën.

Beltrami gjithashtu përfaqëson belgun Radja Nainggolan, i cili mund të largohet nga Interi nëse vjen një ofertë e konsiderueshme. /Telegrafi/