LAJMI I FUNDIT:

Festa e Realit në Santiago Bernabeu thjesht spektakolare (Foto/Video)

Festa e Realit në Santiago Bernabeu thjesht spektakolare (Foto/Video)

Real Madridi fitoi ndaj Juventusit në finale të Ligës së Kampionëve me rezultat 1-4 të shtunën mbrëma.

Menjëherë të dielën klubi është kthyer në Madrid, pas festës në Komunën e Madridit, në sheshin Cibeles, koha erdhi për festën e madhe në Santiago Bernabeu.


Stadiumi është mbushur, është rregulluar ashtu siç i ka hije për të pritur kampionët dhe normalisht që spektakli nuk do të mungojë.

Ky ishte titulli i 12-të i Los Blancos në LK dhe i dyti radhazi, gjë që nuk e ka arritur askush deri më tani.

Më poshtë keni atmosferën në Santiago Bernabeu, ku është duke u bërë prezantimi i kampionëve. /Telegrafi/