LAJMI I FUNDIT:

Drejtori sportiv i Parmas, Faggiano: Nuk mund ta përballojmë rrogën e Balotellit

Drejtori sportiv i Parmas, Faggiano: Nuk mund ta përballojmë rrogën e Balotellit
Mario Balotelli në konferencën për media të Italisë para ndeshjes ndaj Holandës (Foto: Getty Images)

Mario Balotelli do të jetë lojtar i lirë pas 30 qershorit dhe së fundmi ishte i lidhur me një kalim të mundshëm te Parma.

Drejtori sportiv i klubit italian, Daniele Faggiano, e pranon se sulmuesi i Nices është një dëshirë, por vështirë e arritshme në aspektin financiar.

“Ne dëshirojmë të qëndrojmë në krye duke krijuar një ekip të bashkuar”, ka thënë Faggiano për Radio Kiss Kiss Napoli.

Balotelli gjatë stërvitjes para ndeshjes miqësore ndaj Holandës (Foto: Getty Iamges)

“Kemi raporte të mira me Napolin, do flasim me ata për të shikuar mundësitë për të mbajtur Amato Ciciretti, Armando Anastasio dhe Roberto Insignen”.

“E dimë mirë mesazhin që duhet të japim, kemi ardhur nga Serie D dhe nuk ishte e lehtë. Do ta shikojmë se çfarë mund të bëjmë për Insignen, ndërsa për Balotellin mund të them se është top lojtar dhe mund të përfundojë te Napoli”.

Dëshira e Balotellit është rikthimi në Serie A
Lexo po ashtu Dëshira e Balotellit është rikthimi në Serie A

“Ai është lojtar me kualitete të padiskutueshme, por ai ka rrogë të madhe dhe nuk mund ta përballojmë”, ka shtuar Faggiano.

Për Balon kanë shfaqur interesim edhe Arsenali e Marseille. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=NnaU3LBsYgw

Në trend Sport

Më shumë
Lionel Messi emëron portierin më të mirë aktual në botë

Lionel Messi emëron portierin më të mirë aktual në botë

Përfaqësueset
Një ekip, një yll – Lojtarët që pritet të shkëlqejnë në Euro 2024

Një ekip, një yll – Lojtarët që pritet të shkëlqejnë në Euro 2024

Përfaqësueset
Sot nis Euro 2024, festivali i futbollit në Gjermani garanton spektakël

Sot nis Euro 2024, festivali i futbollit në Gjermani garanton spektakël

Përfaqësueset
Al Nassr synon transferimin sensacional të yllit të Liverpoolit

Al Nassr synon transferimin sensacional të yllit të Liverpoolit

Ligat tjera
Real Madridi do të thyejë rregullin e klubit dhe do t’i ofrojë Carvajalit marrëveshjen e re ‘të ndaluar’

Real Madridi do të thyejë rregullin e klubit dhe do t’i ofrojë Carvajalit marrëveshjen e re ‘të ndaluar’

La Liga
Messi tregon sportistin e vetëm të cilin dëshiron të takojë dhe të bëjë një foto me të

Messi tregon sportistin e vetëm të cilin dëshiron të takojë dhe të bëjë një foto me të

Ndërkombëtare
Kalo në kategori