Drejtori i Qendrës së Studentëve Fatmir Sfishta ka mohuar se në këtë qendër ka pasur përleshje por nuk e ka mohuar se ka pasur grumbullime të njerëzve e që për të njëjtit po merren masa.
Sfishta për RTV Dukagjinin ka treguar numrin momental të personave që janë të vendosur në konviktet e studentëve.
“Për momentin janë 366 persona të karantinuar në Qendrën e Studentëve. Gjendja e të gjithëve është e mirë. Ata që përmbushin afatin prej 14 ditësh testohen dhe lirohen nëse rezultojnë negativ”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Ai ka thënë se numri i personave që pasi janë vendosur në karantinë e që të njëjtit kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 mbetet i vogël.
“Deri më tani gjashtë persona nga kjo qendër kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, mirëpo dy prej tyre nuk janë futur fare në karantinë por vetëm janë përcjellë drejt Klinikës Infektive”.
Sfishta ka thënë se ka pasur grumbullime të njerëzve e që për të njëjtit dhe të tjerët që futen në karantinë jepen udhëzime të mjaftueshme se si duhet të sillen gjatë atyre dy javëve.
“E them me përgjegjësi të plotë se kacafytje nuk ka pasur por ka pasur ndonjë rezistencë të vogël nga ndonjë person me të cilin janë marrë ekipet mjekësore dhe psikologët”.
Drejtori i Qendrës së Studentëve thotë se çdo ditë në konvikte vijnë 20-30 persona, kryesisht nga kufijtë tokësorë.
“Ka raste kur vijnë edhe kontigjente më të mëdha nga Kroacia apo Gjermania me nga 50-60 persona, por mesatarja është 20-30 persona në ditë “, tha ndër të tjera Fatmir Sfishta./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe