LAJMI I FUNDIT:

Drejtori i Policisë tregon për veprimet që kishte ndërmarr pas informatës për arratisjen e Sami Lushtakut nga QKUK-ja

Drejtori i Policisë tregon për veprimet që kishte ndërmarr pas informatës për arratisjen e Sami Lushtakut nga QKUK-ja

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka thënë se në kohën kur Sami Lushtaku dhe të tjerët ishin urdhëruar të transferoheshin në Burgun e Mitrovicës së Veriut, gjendja e sigurisë kishte qenë problematike.Ai këtë deklaratë e ka dhënë në gjykimin ndaj Sami Lushtakut dhe të tjerëve, të cilët po akuzohen për arratisjen e ish-kryetarit të Komunës së Skenderajt nga Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës (QKUK).

Në këtë rast, përveç Sami Lushtakut, akuzohen edhe djali i tij, Mërgim Lushtaku, si dhe Emrush Thaqi, Shemsi Hajrizi, Sami Gjoka, Nexhip Shatri, Ismajl Dibrani, Agim Ukaj, Ismet Haxha, Rrustem Rrukolli, Rexhep Xhota, Fatmir Mjaku, Skender Tahiri, Sheremet Jashari, Bajram Dibrani, Dardan Geci, Bashkim Dervisholli, Valon Behramaj, Argjent Behramaj, Ylber Blakaj, Gëzim Ahmetaj dhe Xhevdet Zena, raporton “Betimi për Drejtësi”.Sipas aktakuzës, arratisja e ish-kryetarit të Skenderajt, nga QKUK-ja kishte ndodhur në maj të vitit 2014, derisa Lushtaku po merrte trajtim shëndetësor, në kohën kur ai ndodhej në paraburgim në rastin “Drenica”.


Qalaj tha se në kohën kur kishte ndodhur arratisja nga QKUK, ai kishte qenë drejtor i operacioneve në Polici, dhe se atë ditë ai kishte qenë në një takim në Mitrovicë, me kolegët e EULEX-it, për siç tha, për të diskutuar për përgatitje në aspektin e sigurisë për rastet që do të zhvilloheshin në Gjykatën Themelore në Mitrovicë.Gjatë zhvillimit të atij takimi, Qalaj tha se e ishin informuar se po dyshohet se Lushtaku dhe të tjerët ishin arratisur nga QKUK.Pas kësaj informate, ai tha se takimi ishte ndërprerë dhe ai ishte nisur menjëherë në drejtim të Prishtinës dhe se gjatë rrugës kishte kontaktuar me zëvendësdrejtorin rajonal të Prishtinës, Afrim Ahmeti, që ky i fundit të ndërmarrë veprime konkrete për verifikimin e kësaj informate.Ai tha se e kishte kontaktuar Qendrën e Komunikimit në Polici që të bëjë përgatitjen e dhomës komanduese dhe se rrugës për Prishtinë, kishte kontaktuar zëvendësdrejtorin e Shërbimit Korrektues, Sokol Zogaj, i cili tha se e kishte konfirmuar se Lushtaku dhe të tjerët nuk kishin qenë në dhomat e QKUK-së.

Pastaj, Qalaj tha se zëvendësdrejtori rajonal i Prishtinës, Afrim Ahmeti kishte kërkuar nga komandanti i stacionit policor jugu, Binak Berisha që t’i dërgojë policët për të verifikuar se a ishte informacion i saktë arratisja e Lushtakut dhe të tjerëve nga QKUK.Ai tha se pasi kishin shkuar në dhomën komanduese, prokurori i EULEX-it Janthan Ratell, e kishte kontaktuar përmes telefonit dhe i kishte kërkuar që prej atij momenti të veprojnë sipas udhëzimeve të tij, duke kërkuar që të kontaktohen të arratisurit dhe të njoftohen se së bashku me avokatët e tyre mund të shkojë në prokurori.Sipas Qalajt, komandanti i stacionit policor në Prishtinë, Binak Berisha pasi kishte shkuar personalisht që të verifikojë, kishte lajmëruar se në njërën nga dhomat e të paraburgosurve ishin mbledhur disa qytetarë dhe se nuk kishte arritur që t’i shihte të paraburgosurit.Pasi prokurori Ratel i kishte kërkuar atij që të bisedojë me ndonjërin nga familjarët e Sami Lushtakut, Qalaj tha se kishte kontaktuar me djalin e tij, të akuzuarin Mërgim Lushtaku dhe i kishte kërkuar që Lushtaku dhe të tjerët të paraqiten në prokurori.

Por, sipas Qalaj, ai përmes telefonit kishte shprehur shqetësimin që babai i tij dhe të tjerët të dërgohen në burgun e Mitrovicës së Veriut, për shkak se kishin pasur dyshime në aspektin e sigurisë.Ai tha se pas një apo dy dite, situata ishte stabilizuar dhe se Lushtaku dhe të tjerët kishin rënë në kontakt dhe ishin paraqitur dhe se sipas tij, nga informatat që i kishin marrë të paraburgosurit kishin qenë në hapësirën e QKUK-së.Qalaj ka folur edhe për gjendjen e sigurisë në Mitrovicën e Veriut, ku sipas tij, situata e sigurisë në atë kohë kishte qenë problematike, pasi kishin qenë në proces të integrimit të strukturave të ndryshme në sistemin paralel serb.Ai tha se prej shtatorit 2013, e deri në gjysmën e dytë të vitit 2014, kishte qenë faza e integrimit të ish-pjesëtarëve të MUP-it serb në Policinë e Kosovës dhe se ishte bërë përpjekje që të integrohen edhe strukturat tjera, të cilat sipas Qalajt, kishin krijuar probleme në atë pjesë në aspektin e sigurisë, pasi kishin pasur shumë raste të sulmeve dhe kërcënimeve ndaj qytetarëve.

Në takimin që kishin zhvilluar në bazën e EULEX-it tha se nuk kishin biseduar me gjyqtarin Dario Silici, për sigurinë e pjesës veriore, por nëse do ta kishin pyetur Qalaj tha se kishte pasur të përgatitur një analizë të gjendjes së sigurisë në Mitrovicën e Veriut, e sipas tij, kishte qenë problematike dhe se do të ishte përgjigjur se duhet të siguroheshin masa më të mëdha policori për ofrimin e sigurisë.Ndryshe, për këtë rast, bashkëshortja e Lushtakut, Mirvete Hasani Lushtaku, më 4 dhjetor 2019, është dënuar me gjashtë muaj burgim, pasi që ishte aprovuar marrëveshja për pranimin e fajësisë, pas së cilës edhe ishte veçuar procedura ndaj saj.Por, ky dënim, me pëlqimin e të akuzuarës është zëvendësuar me gjobë, në shumë prej 3500 euro, të cilën nëse nuk e paguan, dënimi do t’i shndërrohet me burg.Gjykata Themelore në Prishtinë, më 5 prill të vitit 2018, kishte refuzuar kërkesat e mbrojtjes për hudhjen e aktakuzës dhe kundërshtimin e provave, me arsyetimin se kishte vërtetuar se nuk ka parashkrim të veprës penale dhe se mbrojtja nuk ka paraqitur prova të mjaftueshme për t’i aprovuar ato.

Ndërsa, Gjykata e Apelit, në korrik 2018, kishte refuzuar si të pabazuara ankesat e mbrojtjes për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave dhe kishte lënë në fuqi aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë.Sipas kësaj gjykate, gjykata e shkallës së parë kishte vepruar drejt kur i kishte refuzuar këto kërkesa, pasi nuk ishin paraqitur asnjëra nga rrethanat e parapara në nenin 250 par.1 nënpar.1.1, 1.2, 1.3 dhe 1.4 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës. Në seancën e mbajtur më 6 dhjetor 2017, Sami Lushtaku dhe të tjerët ishin deklaruar të pafajshëm për akuzat me të cilat ngarkohen.Para kësaj, disa herë me radhë kishin dështuar të mbaheshin seancat, me ç’rast prokurori i EULEX-it, Romule Mateus kishte deklaruar se kjo është fyerje për drejtësinë.Ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, akuzohet për disa vepra penale “arratisje e personit të privuar nga liria”, “pengim të dëshmisë apo procedurës zyrtare si dhe frikësim gjatë procedurës zyrtare” si dhe “për pjesëmarrje në grup të organizuar kriminal”.Për arratisjen nga QKUK, akuzohen edhe Sahit Jashari e Ismet Haxha.

Për veprën penale të pjesëmarrjes në grup të organizuar kriminal akuzohen edhe Ismet Haxha, Rrustem Rrukolli, Rexhep Xhota, Fatmir Mjakum Skender Tahiri, Sheremet Jashari dhe Bajram Dibrani.Mërgim Lushtaku, Dardan Geci dhe Mervete Hasani Lushtaku, akuzohen për lehtësim të arratisjes së personave të privuar nga liria.Bashkim Dervisholli, Valon Behramaj, Argjent Behramaj, akuzohen për veprën penale të ofrimit të ndihmës kryesve pas kryerjes së veprës penale si dhe lirim i jashtëligjshëm të personave të privuar nga liria.

Rrustem Rrukolli, Rexhep Xhota, Fatmir Mjaku, akuzohen për veprën penale pengimi i dëshmisë apo procedurës zyrtare si dhe frikësimin gjatë procedurës penale në bashkëkryerje.Emrush Thaqi, Shemsi Hajrizi, Sami Gjoka dhe Nexhip Shatri, Ismajl Dibrani, Agim Ukaj akuzohen për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar. Gjoka e Shatri, gjithashtu akuzohen edhe për falsifikim të dokumenteve dhe lehtësim i arratisjes për personat e privuar nga liria.Ylber Blakaj, Gëzim Ahmetaj dhe Xhevdet Zena, akuzohen për lirim të jashtëligjshëm të personave të privuar nga liria. /BetimipërDrejtësi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Kurrë në jetë nuk kam pas tokë, vetëm kur e pash që mi kanë bartur 10 hektarë", Peci citon serbin që i ishte bartur pronësia me një vendim të vitit 1976

Lajme
I dyshuari për vrasjen në Pejë ishte i dënuar për dhunë në familje, prokurori Qavolli: Vrasje makabre, i pandehuri është ndaluar për 48 orë

I dyshuari për vrasjen në Pejë ishte i dënuar për dhunë në familje, prokurori Qavolli: Vrasje makabre, i pandehuri është ndaluar për 48 orë

Lajme
Gruaja që u vra në Pejë ishte punëtore shëndetësore që 20 vjet, Drejtoria e Shëndetësisë: Do të mbetet në kujtime për urtësinë

Gruaja që u vra në Pejë ishte punëtore shëndetësore që 20 vjet, Drejtoria e Shëndetësisë: Do të mbetet në kujtime për urtësinë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, hidhen poshtë disa nga amendamentet që do ta komplikonin këtë proces

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, hidhen poshtë disa nga amendamentet që do ta komplikonin këtë proces

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës, presidentja Osmani me mesazh për anëtarët e Asamblesë Parlamentare pak orë para votimit

Anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës, presidentja Osmani me mesazh për anëtarët e Asamblesë Parlamentare pak orë para votimit

Lajme
Vrasja e rëndë në Pejë, Muhaxheri: Ditë e trishtë për qytetin, të kërkojmë drejtësi për viktimën

Vrasja e rëndë në Pejë, Muhaxheri: Ditë e trishtë për qytetin, të kërkojmë drejtësi për viktimën

Lajme
Kalo në kategori