LAJMI I FUNDIT:

Drejtori i Përfaqësueses së Kosovës, Muharrem Sahiti: Dëshmorët lanë Evropën për t’i dhënë jetën Kosovës, futbollistët po i ftojmë të luajmë – jo të luftojnë

Drejtori i Përfaqësueses së Kosovës, Muharrem Sahiti: Dëshmorët lanë Evropën për t’i dhënë jetën Kosovës, futbollistët po i ftojmë të luajmë –  jo të luftojnë

Ish-ndihmësi i Bernard Challandes, trajneri Muharrem Sahiti, tashmë ushtron postin e drejtorit të Përfaqësueses së Kosovës, ndërsa ai së fundmi në një intervistë ka marrë një shembull tejet të fortë për futbollistët që janë ftuar të luajnë.

Ai ka thënë se disa lojtarë po hezitojnë të vijnë, ndërsa disa të tjerë kanë dhënë sinjale pozitive. Bëhet fjalë për emra si Andi Zeqiri, Bastien Toma, Toni Domgjoni e të tjerë, që kanë oferta nga Kosova.

“Ne kemi bërë të gjitha që janë në mundësitë tona që të kontaktojmë me gjithë këta futbollistë dhe të ju tregojmë projektin tonë”.

“Disa po hezitojnë, ndërkohë disa të tjerë, teksa po japin shpresë, gjithashtu po e shqyrtojnë mundësinë të luajnë edhe për vendet në të cilat janë zhvilluar”.

“Sidoqoftë, do të vjen momenti që ata do të bëjnë zgjedhjen dhe në rast se nuk do ta zgjedhin Kosovën, ata nuk do ta kenë më respektin e njëjtë në popullin e Kosovës. Këta futbollistë duhet të kenë konsideratë ndaj atdheut, ndaj vendit të origjinës”.

“E kam thënë edhe më parë, kur shumë ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i kanë pasur kushtet shumë më të mira në perëndim, por kanë ardhur në Kosovë dhe kanë dhënë jetën për këtë vend”.

“Ne nuk po i ftojmë të japin jetën për Kosovën, por për të luajtur për Kosovën”, ka thënë Sahiti në “Kanal 10”.

Gjithsesi, Sahiti ka konfirmuar që mund të ketë risi për ndeshjet e muajit mars, të cilat Kosova i zhvillon në kuadër të kampanjës kualifikuese për “Botërorin 2022”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Bundesliga
Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori