LAJMI I FUNDIT:

Drejtori i Dortmundit, Zorc: Arsenalin refuzuam disa herë, Aubameyang largohet vetëm për çmimin e kërkuar

Drejtori i Dortmundit, Zorc: Arsenalin refuzuam disa herë, Aubameyang largohet vetëm për çmimin e kërkuar

Skuadra e madhe gjermane, Borussia Dortmund i ka thënë Arsenalit se ata nuk do të ndahen lehtë me sulmuesin Pierre-Emerick Aubameyang dhe largimi i tij do të lejohet vetëm nëse plotësohet çmimi i kërkuar nga drejtuesit.

Arsene Wenger ka pranuar se do të donte sulmuesin e Kombëtares së Gabonit për të mbushur boshllëkun e lënë nga largimi i Alexis Sanchez, por me kalimin e kohës në afatin kalimtar të janarit, BVB tregoi se nuk do të largohen nga çmimi i tyre i kërkuar për sulmuesin.


Aubameyang u zgjodh si titullar në ndeshjen e sotme (e shtunë) në Bundesliga për ndeshjen kundër Freiburgit, paraqitja kjo e para e tij në vitin 2018.

Dortmundi konfirmon ofertën e Arsenalit për Aubameyangun
Lexo po ashtu Dortmundi konfirmon ofertën e Arsenalit për Aubameyangun

Drejtori sportiv i Dortmundit, Michael Zorc në një intervistë të tij ka treguar se gjermanët e kanë refuzuar zyrtarisht Arsenalin dhe i kanë treguar se largimi i Aubameynagut do të lejohet vetëm nëse anglezët paguajnë çmimin e kërkuar.

“Ne kemi pozicionin tonë, ashtu si verën e kaluar kur Barcelona u përpoq të nënshkruante me atë”, ka thënë fillimisht Zorc për Sky Sports.

Zorc gjatë intervistës së tij ku bëri publike refuzimin e bërë për Arsenalin (Foto: Borussia Dortmund)

“Arsenali është përpjekur disa herë, por deri tani kemi refuzuar gjithçka. Ose kërkesat tona do të përmbushen dhe do të ketë një transferim, ose ata nuk do ta kenë lojtarin dhe Auba do të luaj për Dortmundin deri në verë”.

“Kjo është ajo që i thamë edhe familjes së Aubameyangut dhe ata e pranuan atë”, përfundoi drejtori sportiv i Dortmundit.

Arsenalit i refuzohet oferta e dytë për Aubameyang
Lexo po ashtu Arsenalit i refuzohet oferta e dytë për Aubameyang

Arsenali tashmë ka arritur marrëveshje për kushtet personale me sulmuesin, por bisedimet mbi çmimin e kërkuar nga Dortmundi kanë ngecur.

Londinezët më parë bënë ofertë në vlerë prej 50 milionë eurosh dhe pastaj edhe 58 milionë euro, por u refuzuan pasi skuadra gjermane kërkonte 70 milionë euro, megjithëse ishte e gatshme të shkonte deri në 65 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Ndërkombëtare
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Ndërkombëtare
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Inteligjenca artificiale zgjedh sulmuesin më të mirë në Turqi, Rey Manaj lë pas emra të njohur

Inteligjenca artificiale zgjedh sulmuesin më të mirë në Turqi, Rey Manaj lë pas emra të njohur

Ligat tjera
Kalo në kategori