LAJMI I FUNDIT:

Draymond Green i Warriors: Do të arrijmë fitore në takimet e radhës kundër Raptors

Draymond Green i Warriors: Do të arrijmë fitore në takimet e radhës kundër Raptors
Draymond Green (Foto by Ezra Shaw/Getty Images/Guliver)

Golden State Warriors humbi ndeshjen e tretë të finales së NBA-s kundër Toronto Raptors me rezultat 123:109, që do të thotë se Raptors kryesojnë 2:1 dhe janë dy fitore larg titullit të parë të kampionit.

Por, kështu nuk mendon të paktën Draymond Green, i cili ka pohuar se nuk do të dorëzohen deri në ndeshjen e fundit.

“Ne do të vazhdojmë të luftojmë, të fitojmë në ndeshjen tjetër në Toronto. Pastaj të kthehemi në Oakland, të fitojmë ndeshjen e gjashtë dhe të festojmë titullin me tifozët tanë”, beson Green.

Realisht, ekzistojnë mundësitë për tri fitore të njëpasnjëshme për Warriors nëse kthehen edhe Kevin Durant dhe Klay Thompson.

Durant nuk luajti në tetë ndeshjet e fundit për shkak të dëmtimit të këmbës gjersa Thompson humbi ndeshjen e parë në “playoffs” gjatë pesë viteve të fundit të Warriors.

Toronto shkakton befasinë e radhës, mposht si mysafir Golden Staten
Lexo po ashtu Toronto shkakton befasinë e radhës, mposht si mysafir Golden Staten

Ndryshe, gjithë barra i ka rënë Stephen Curryt, i cili realizoi në takimin e fundit 47 pikë, por që nuk ishin të mjaftueshme. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Bayern Munich po

Bayern Munich po "peshkon" te Chelsea, lojtari i gatshëm të largohet nga Stamford Bridge

Bundesliga
Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Liga e Kampionëve
Nëse dështon afrimi i Xabi Alonsos, Bayern Munich ka një befasi për trajnerin e ri

Nëse dështon afrimi i Xabi Alonsos, Bayern Munich ka një befasi për trajnerin e ri

Bundesliga
Përballje tensionuese para duelit: Florian Marku dhe Chris Kongo me paralajmërime për njëri-tjetrin

Përballje tensionuese para duelit: Florian Marku dhe Chris Kongo me paralajmërime për njëri-tjetrin

Boks
Kalo në kategori