LAJMI I FUNDIT:

Dramë në minutat e fundit, Spanja mposht Suedinë dhe shkon në finale të Kampionatit Botëror

Dramë në minutat e fundit, Spanja mposht Suedinë dhe shkon në finale të Kampionatit Botëror

Ka përfunduar gjysmëfinalja e parë e Kampionatit Botëror për femra që po mbahet në Australi dhe Zelandë të Re.

Spanja është Përfaqësuesja e parë finaliste në Kupën e Botës, pasi ka mposhtur Suedinë në gjysmëfinale me rezultat të ngushtë 2-1.


Ka qenë një ndeshje shumë e luftuar, por për t’i parë tre golat e shënuar u desh të priten 10 minutat e fundit të kësaj sfide.

Salma Paralluelo shënoi golin e parë në këtë sfidë në minutën e 81-të. Sulmuesja e Barcelonës ngriti në këmbë mijëra tifozë të pranishëm në stadiumin Eden Park.

https://www.youtube.com/watch?v=gPLF4TI_Y-I

Por gëzimi i spanjolleve zgjati vetëm shtatë minuta, pasi Blomqvist barazoi shifrat në 1-1 për Suedinë.

Megjithatë spanjollet u rikthyen në lojë dhe vetëm pas një minute futbollistja Carmona Garcia realizoi golin e fitores për 2-1.

Në finalen e madhe Spanja pret fituesin e duelit Australi – Angli. /Telegrafi/