LAJMI I FUNDIT:

Drake e quan Nicki Minajn “dashurinë e jetës së tij”, pas triumfit në Billboard Awards 2017 (Foto)

Drake e quan Nicki Minajn “dashurinë e jetës së tij”, pas triumfit në Billboard Awards 2017 (Foto)

Rap-artisti i njohur Drake doli më i shpërblyeri në natën e mbrëmshme të ndarjes së çmimeve “Billboard Awards 2017”.

Ai rrëmbeu plot 13 trofe, duke përfshirë edhe trofeun kryesor, ndërsa la prapa emra të mëdhenj të muzikës si: Beyonce, Justin Bieber, Rihanna, Ariana Grande, the Weeknd, dhe madje Adelen vetë, e cila në këtë natë mori 12 çmime.

Drake, artisti më i shpërblyer mbrëmë në “Billboard Awards 2017”.

Pasi rrëmbeu trofeun kryesor, reperi u ngjit në skenë për të bërë falënderimet.

Nicki Minaj si vet 'djalli', me skena të nxehta në klipin e ri me David Guettan dhe Lil Waynen (Foto/Video, +16)
Lexo po ashtu Nicki Minaj si vet 'djalli', me skena të nxehta në klipin e ri me David Guettan dhe Lil Waynen (Foto/Video, +16)

Drake e nisi fjalimin me një falënderim të madh për babanë e tij Dennis Graham dhe mentorin Lil Wayne, gjersa më pas nuk la pa përmendur 34-vjeçaren seksi të këngës “Anaconda”, reperen Nicki Minaj, duke u shprehur për të me këto fjalë: “Kam fituar edhe dashurinë e jetës sime këtu”.

Nicki Minaj fjendet pranë Drake-it, pas triumfit në kategorinë kryesore në “Billboard Awards 2017”.

Nicki shkrepi një buzëqeshje të lehtë, ndërsa vetëm pak çaste më vonë reperi kanadez u gjend pranë saj duke i dhënë një përqafim të ngrohtë në syrin e miliona shikuesve.

Mesa duket, mes dyshes së njohur ka nisur një lidhje e re, e cila menjëherë është bërë publike. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Magazina
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Magazina
Dani Alves me festë

Dani Alves me festë "të çmendur" në vilën e tij milionëshe në Barcelonë pasi u lirua nga burgu

Magazina
Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina
Kalo në kategori