LAJMI I FUNDIT:

Dorëzohet në polici i dyshuari i dytë për therjen me thikë në Obiliq

Dorëzohet në polici i dyshuari i dytë për therjen me thikë në Obiliq
Foto: Ilustrim

Është dorëzuar në polici i dyshuari i dytë për vrasjen në tentativë që ka ndodhur të enjten e 5 janarit në Obiliq.

Policia njofton se i dyshuari është i mitur dhe i njëjti është intervistuar nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme të rajonit të Prishtinës.


“Sot nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme të rajonit të Prishtinës, është intervistuar një person i dyshuar për veprën vrasje në tentativë, që ka ndodhë me datën 05.01.2023, në rrugën ‘Rasim Hashani’, në Obiliq, ku pas një përleshje, nga një mjet i mprehtë (thikë), ka mbetur i lënduar një person”.

“Kërkimet e vazhdueshme nga ana e policisë, kanë bërë që sot  personi i dyshuar mashkull i mitur, të dorëzohet në polici”, thuhet në komunikatën për media.

Tutje, bëhet e ditur se pas intervistimit, në prezencë të avokatit mbrojtës dhe zyrtarit të qendrës për punë sociale, personi i dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje.

Ndërkohë, lidhur me të njëjtin rast më 6 janar është arrestuar edhe një i dyshuar, të cilit policia njofton se i është caktuar masa e paraburgimit për 30 ditë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

Lajme
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Viti, vidhet një kasafortë me para

Viti, vidhet një kasafortë me para

Kronika e Zezë
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori