LAJMI I FUNDIT:

Therin me thikë një person në Obiliq, një i dyshuar arrestohet dy të tjerë arratisen

Therin me thikë një person në Obiliq, një i dyshuar arrestohet dy të tjerë arratisen

Një person është arrestuar nën dyshimin se së bashku me dy persona të tjerë kanë sulmuar fizikisht me mjete të forta (thikë) një person tjetër.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 19:52 në rrugën “Hasan Prishtina”, në Obiliq.

Tutje në raport bëhet e ditur se si pasojë viktima ka pësuar lëndime trupore për cka ka pranuar tretman mjekësor e më pas është liruar.

Ndërkaq, siç thuhet në raport dy të dyshuarit tjerë kanë ikur nga vendi i ngjarjes dhe janë në kërkim policor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se së bashku me dy të dyshuar tjerë meshkuj kosovarë të cilët kanë ikur nga vendi i ngjarjes dhe janë në kërkim policor, kanë sulmuar fizikisht me mjete të forta dhe me thikë, viktimën mashkull kosovar. Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar  lëndime trupore, për çka ka pranuar tretman mjekësor, e më pas është liruar”, thuhet në raport.

Po ashtu sipas raporti, me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori