LAJMI I FUNDIT:

Dorëzohet kontingjenti i pestë i kallëzimeve penale “ndaj kriminelëve serb”

Dorëzohet kontingjenti i pestë i kallëzimeve penale “ndaj kriminelëve serb”

Përfaqësuesit e grupit të shoqërisë civile për grumbullimin të krimeve të luftës gjatë vitit 1998/1999, sot kanë dorëzuar kontingjentin e pestë të kallëzimeve penale “ndaj kriminelëve serb”.

Qëllimi i dorëzimit të këtyre kallëzimeve penale është për arsye se sipas këtij grupi, kriminelët serb shëtiten të lirshëm në Serbi, Kosovë dhe gjetiu.


Përfaqësuesja e Grupit të Shoqërisë Civile, Mevlyde Mezini – Saraçi bëri të ditur se janë mbi 150 kallëzime penale, të cilat sot i janë dorëzuar Prokurorisë Speciale në Prishtinë.

“Uroj që  këto kallëzime penale të marrin rrugën e drejtësisë dhe të dënohen kriminelët”, tha Mezini-Saraçi.

Sipas saj, në këto kallëxime janë të gjitha shtresat, që nga personat e vrarë ata të arrestuar, plagosur, deri të ata që janë dëbuar nga atdheu dhe pronat e tyre.

“Unë konsideroj se edhe komunat tjera përveç Komunës së Gjakovës duhet ta bëjnë të njëjtën gjë. Ata janë përgjegjës për të gjitha krimet dhe duhet ta marrin dënimin e merituar, ndryshe gjaku i të rënëve nuk do të na fal. Mendoj se kjo punë e jona e ka marrë udhën e drejtë”, ka sqaruar Mezini – Saraçi.

Ata kanë sqaruar se kanë grumbulluar të gjitha të dhënat që i kanë ofruar familjet, duke i përshkruar sipas tyre, personat e dyshuar me pamje, me veshje – kush i ka djegë shtëpitë dhe kush i ka vrarë njerëzit.

Kallëzimet penale kundër disa serbëve janë dorëzuar në Prokurorinë Speciale- të Republikës së Kosovës, respektivisht në Departamentin për krime Lufte që udhëhiqet nga koordinatorja për krime lufte, prokurorja speciale Drita Hajdari. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori