LAJMI I FUNDIT:

Dorëzohet Gladbach: Vështirë se mund ta mbajmë Xhakën

Dorëzohet Gladbach: Vështirë se mund ta mbajmë Xhakën

Përfaqësues të Borussia Monchengladbach kanë pranuar se do ta kenë të vështirë ta pengojnë largimin e Granit Xhakës gjatë verës.

Mesfushori shqiptar kërkohet nga disa skuadra, e sidomos nga Arsenali, klub i cili e ka bërë atë shënjestër primare.


Drejtori sportiv i Gladbachut, Max Eberl, ka pranuar se vështirë se mund ta mbajnë mesfushorin.

“Do të luftojmë për Granitin. Janë disa klube që mund t’i ofrojnë mundësi më të mëdha për të luajtur në Ligën e Kampionëve dhe për të konkurruar për tituj dhe trofe”, ka deklaruar ai për Kicker.

Klubi gjerman kërkon 35 milionë funte për 23-vjeçarin, ndërkohë që Arsene Wenger nuk dëshiron të paguajë më shumë se 20 milionë funte. /Telegrafi/