LAJMI I FUNDIT:

Donald Trump përshëndet marrëveshjen tregtare me Korenë e Jugut

Donald Trump përshëndet marrëveshjen tregtare me Korenë e Jugut

President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka nënshkruar një pakt të tregtisë me Korenë e Jugut, e cila synon zgjerimin e mundësive për prodhuesit e makinave amerikane dhe kompanitë farmaceutike.

Kjo është marrëveshja e parë e tillë që është finalizuar nga presidenti amerikan, i cili ka premtuar të rishikojë marrëdhëniet tregtare.


Në një konferencë shtypi në Nju Jork, Trump tha se kjo është “një marrëveshje shumë e madhe”.

Shumica e analistëve thanë se rishikimet tregtare në marrëveshje ishin relativisht modeste.

“Përveç kësaj marrëveshjeje, ne kemi shumë punë”, tha Trump, përcjell Telegrafi.

Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-In, tha se marrëveshja e re tregtare, e cila ende ka nevojë për miratimin nga Parlamenti i vendit, ishte një shenjë e partneritetit të fortë midis SHBA-së dhe Koresë së Jugut.

Britania e Madhe dhe Koreja Jugore nënshkruajnë marrëveshje për tregti pas BREXIT-it
Lexo po ashtu Britania e Madhe dhe Koreja Jugore nënshkruajnë marrëveshje për tregti pas BREXIT-it

Po ashtu, Koreja Jugore dhe Britania e Madhe në parim kanë nënshkruar disa marrëveshje për tregti të lirë, të cilat synojnë të ruajnë bashkëpunimin ekzistues mes dy vendeve edhe pas largimit të kësaj të fundit nga Bashkimi Evropian. /Telegrafi/