Don Xhoni flet për herë të parë për raportin me Loredana Bratin


Lansimi i albumit të ri “100%” e ka rikthyer Don Xhonin në qendër të vëmendjes.
Përveç projektit muzikor, artisti ka tërhequr interes edhe për shkak të fushatës së veçantë promovuese, ku në xhirot me makinë u shfaqën emra të njohur të skenës shqiptare mes tyre Adelina Ismaili dhe Vedat Bajrami.
Gjatë promovimit të albumit, reperi u përball edhe me pyetje që nuk kishin të bënin me muzikën.

Një prej tyre lidhej me Loredana Brati, e cila nuk u pa në asnjërën prej videove promovuese, ndonëse shumë figura publike morën pjesë në këtë fushatë.
I pyetur për mungesën e saj, Don Xhoni sqaroi se mes tyre vazhdon të ekzistojë një raport i mirë dhe nuk kurseu fjalët pozitive për ish-banoren e BBVA në një intervistë për Prive.
“Lori është shumë mirë, shumë ‘nice’. Kam shumë respekt për të. Raporti sot me të është shumë i mirë, është shumë vajzë e mirë dhe ia uroj të gjitha të mirat", u shpreh ai.
Don Xhoni dhe Loredana Brati u përfolën gjatë muajve të kaluar për një lidhje të mundshme, pasi u panë shpesh bashkë dhe shkëmbyen komente e ngacmime në rrjetet sociale. /Telegrafi/
- YouTube www.youtube.com














































