Altuna Sejdiu solli më 8 mars albumin më të ri muzikor, ku këngët e saja po dëgjohen tejet shumë prej fansave.

"Fortuna" e kishte titulluar albumin këngëtarja shqiptare, e cila në vete përmbante shtatë këngë.


Të gjithë këto i kishte publikuar brenda një nate të shoqëruar me video, ku kishte bashkëpunuar me Armend Rexhepagiqin dhe Aida Barakun.

Screenshot 3 2

Megjithatë, duket se bashkëpunimi me këngëtarin Yll Limani deri më tani është pëlqyer më së shumti prej publikut.

Kënga ” A don hala” deri tani po prinë me më së shumti shikime në platformën e YouTube, ku ka arritur shifrat rreth tetë milionë.

Ndryshe, bukuroshja shkupjane për videot tejet të veçanta ka bashkëpunuar me Astrit Ismailin. /Telegrafi/