Producenti i njohur Don Arbas, ka qenë një ndër producentët më përzgjedhur nga estrada ndër vite.

Ai ka punuar këngë për artistë të shumtë, ndërsa shumica prej tyre janë shndërruar në hite dhe pëlqyer nga publiku.

View this post on Instagram

😠

A post shared by D o n A r b a s (@iamdonarbas) on Jul 5, 2019 at 1:09pm PDT

Don Arbas së fundmi përmes një shkrimi të publikuar në InstaStory, u ka kujtuar këngëtarëve të dikurshëm që këngët të cilat ua ka punuar ai, janë hite të cilat ende nuk kanë mundur t’i tejkalojnë, përkundër faktit që një gjë të tillë e kanë provuar me producentë të tjerë.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“Krenar që disa këngëtarë ende nuk po munden t’i kalojnë sukseset e hiteve që unë jua kam bërë. Vetëm vazhdoni e provoni se keni kohë”, ka shkruar Don Arbas në InstaStory.

Foto: Don Arbas/InstaStory

I njëjti vazhdon të punojë këngë për këngëtarë të ndryshëm, posaçërisht për motrën e tij, këngëtaren Arta Bajrami. /Telegrafi/

View this post on Instagram

Guesting #mitschwester #diss @valon_skilla 🤪

A post shared by D o n A r b a s (@iamdonarbas) on Mar 12, 2018 at 1:04am PDT