LAJMI I FUNDIT:

Dokumentet sekrete tregojnë se gjenerali rus Sergei Surovikin ishte anëtar sekret VIP i Wagner

Dokumentet sekrete tregojnë se gjenerali rus Sergei Surovikin ishte anëtar sekret VIP i Wagner

CNN disponon dokumente të klasifikuara që tregojnë se gjenerali rus Sergei Surovikin ishte anëtar sekret VIP i grupit mercenar rus Wagner.

Dokumentet, të marra nga Qendra ruse e Dosjes Hetimore, treguan se Surovikin kishte një numër regjistrimi personal në Wagner, transmeton Telegrafi.


Surovikin renditet së bashku me të paktën 30 zyrtarë të tjerë të lartë të ushtrisë dhe inteligjencës ruse, të cilët Qendra Dossier tha se janë gjithashtu anëtarë VIP të Wagner.

BBC: Wagner është ende duke rekrutuar anëtarë të rinj në Rusi
Lexo po ashtu BBC: Wagner është ende duke rekrutuar anëtarë të rinj në Rusi

Surovikin nuk është parë në publik që nga e shtuna e kaluar, kur ai publikoi një video ku i lutej shefit të Wagner, Yevgeny Prigozhin, të ndalonte rebelimin e tij. Që atëherë, vendndodhja e tij ka mbetur e panjohur.

Surovikin është një komandant i dekoruar i Forcave Ajrore ruse dhe është quajtur me nofkën “Gjeneral Armageddon” për taktikat e tij të pamëshirshme të bombardimeve të qyteteve në Siri.

Është e paqartë se çfarë përfshin anëtarësimi VIP i Wagner, as nuk dihet nëse ka ndonjë përfitim financiar.

Gjatë rebelimit jetëshkurtër të Prigozhin, luftëtarët e Wagner arritën të kapnin qytetin jugor rus të Rostov, duke mos u përballur praktikisht me asnjë rezistencë nga ushtria ruse. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Toka mund të goditet këtë javë nga një stuhi tjetër e madhe diellore

Toka mund të goditet këtë javë nga një stuhi tjetër e madhe diellore

Botë
Koreja e Veriut hedh qindra balona me mbeturina në Korenë e Jugut

Koreja e Veriut hedh qindra balona me mbeturina në Korenë e Jugut

Azia
Britaniku me vetëm një goditje mbyt pedofilin rus, i kërkoi marrëdhënie intime vajzës së tij të mitur

Britaniku me vetëm një goditje mbyt pedofilin rus, i kërkoi marrëdhënie intime vajzës së tij të mitur

Azia
Japonezi që shpenzoi 14 mijë euro për t'u

Japonezi që shpenzoi 14 mijë euro për t'u "bërë" qen trondit sërish - tani tregon se në çfarë kafshë dëshiron të shndërrohet

Azia
The Telegraph: Zelenskyt i është kërkuar të mos përmendet anëtarësimi i Ukrainës në samitin e NATO-s

The Telegraph: Zelenskyt i është kërkuar të mos përmendet anëtarësimi i Ukrainës në samitin e NATO-s

Evropa
Njësia speciale e ushtrisë ukrainase sulmon istikamet e rusëve – eliminojnë 11 ushtarë të Putinit dhe tre tjerë i zënë rob lufte

Njësia speciale e ushtrisë ukrainase sulmon istikamet e rusëve – eliminojnë 11 ushtarë të Putinit dhe tre tjerë i zënë rob lufte

Evropa
Kalo në kategori