LAJMI I FUNDIT:

Dokumentari për Kosovën, i fitueses së Oscarit

Dokumentari për Kosovën, i fitueses së Oscarit

Çmimin Oscar për dokumentarin më të mirë, e ka fituar “Free Solo”. Dokumentari nga çifti Elizabeth Chai Vasarhelyi dhe Jimmy Chin, portretizon alpinistin Alex Honnold dhe tentimin e tij për t’u ngjitur në shkëmbin El Capitain – pa litarë dhe mjete mbrojtëse.


Chai Vasarhelyi dokumentarin e parë e ka realizuar në vitin 2002. “A Normal Life” (Jeta normale) flet për shtat të rinj tri vite pas përfundimit të luftës në Kosovë. Me rrëfimet e tyre të traumës dhe rimëkëmbjes, mes dëshpërimit dhe shpresës së përtërirë, shohim transformimin e këtyre individëve.

“A Normal Life” është dokumentar për jetën pas luftës. Është alegori e ndërtimit të paqes nga kohët e konfliktit.

Për këtë dokumentar që ka fituar shumë çmime, mediat kanë shkruar:

The New York Times: Hulumtim i kthjellët i shqiptarëve të rinj të Kosovës që kthehen në shtëpi.

Index Magazine: Përkujtues se të gjithë ne kemi pushtet për të ndikuar në ndryshimet politike.

SpitKicker: Ky film ka për t’ju mahnitur. /Telegrafi/