LAJMI I FUNDIT:

Dokumentari “Ferdonija”: Tragjedia që vazhdon (Video)

Dokumentari “Ferdonija”: Tragjedia që vazhdon (Video)

Dokumentar mbi një grua nga Gjakova e cila i ka humbur të gjithë pjesëtaret e familjes në luftën e fundit.

Ferdonija është një grua nga Gjakova, e cila çdo ditë zgjohet e vetme, jeton e vetme në shtëpinë e saj dhe është e vetme në pritje të ndonjë lajmi për djemtë dhe burrin e zhdukur në luftën e fundit në Kosovë.


Në këtë film dokumentar, flitet rreth tragjedisë së Ferdonisë dhe shumë grave nga Shoqata e të Pagjeturve, ku Ferdonija ndonjëherë kalon kohën. Filmi, xhirimi i së cilit ka zgjatur rreth 2 vite, na njofton edhe me rastin e burrit dhe djemve të Ferdonisë, dhe tragjedinë që ata kanë përjetuar deri në momentin kur ata janë ndarë nga Ferdonija.

Protesta, organizime, ngjarje që organizohen nga nënat e të pagjeturve, dhe lutjet e tyre ndaj shtetit, të cilat po hasin në vesh të shurdhër, e të gjitha problemet e nënave e të të pagjeturve, paraqiten në mënyrë reale në këtë film dokumentar.

E realizuar nga Gazmend Bajri dhe Shkurte Dauti ky dokumentar rrëfen vuajtjet shpirtërore, sfidat e përditshme, dhe trysninë sociale që kjo grua përjeton, si dhe përpiqet që të hedhë dritë mbi pasojat që historia ka lënë tek të mbijetuarit e saj.

Shiko dokumentarin e plotë në http://qkk.gjirafa.com/