DOKU.TECH prezanton 3 folësit e parë të edicionit të 6-të “Digitizing the Human, Humanizing the Digital”
DOKU.TECH ka prezantuar folësit në fushën e teknologjisë, inovacionit dhe edukimit si pjesë e edicionit të gjashtë.
Më 8 dhe 9 Qershor, në Termokiss, ata do të flasin se si industritë e tyre përkatëse mund të ndërtojnë një botë krejtësisht të re, në nivel lokal dhe global, duke shfrytëzuar mjetet, trendet dhe mundësitë që ofron teknologjia e sotme.
Folësit në vijim paraqesin një kombinim mes artit, kulturës, teknologjisë, gazetarisë dhe.
Addie Wagenknecht
Artiste dhe Hulumtuese/ Themeluese e Deep Lab
Addie Wagenknecht është një artiste Amerikane e cila vepron në Shtete e Bashkuara të Amerikës dhe Austri, puna e saj shqyrton tensionin midis shprehjes dhe teknologjisë. Puna e saj ndërlidhet me format e piraterisë, skulpturës dhe me idetë që kanë të bëjnë me kulturën pop dhe teoritë feministe.
Wagenknecht është themeluese e Deep Lab dhe Kryetare e Samitit të Hapur të Hardware në Massachusetts Institute of Technology (MIT). Ajo ka një diplomë master nga Programi Interaktiv i Telekomunikacionit në Universitetin e Nju Jorkut dhe ka punuar për Qendrën e Arteve Teknologjisë Eyebeam në New York, British Culture Lab dhe Frank-Ratchye STUDIO për Kërkimin Kreativ në Universitetin Carnegie Mellon.
Kashmir Hill
Gazetare/ Gizmodo
Kashmir Hill është një gazetare për Desk Special Projects në Gizmodo. Ajo shkruan artikuj hulumtues në lidhje me kushtet e privatësisë së internetit, teknologjisë dhe sigurisë kibernetike. Ajo më parë ishte një redaktore e teknologjisë në Fusion Vertical Real Future.
Kashmir mori diplomën e saj Bachelor në Universitetin Duke në vitin 2003. Më vonë, në vitin 2010, ajo mori një diplomë Master në Gazetari nga Universiteti i New York.
Kashmir filloi karrierën e saj si ndihmës juriste për Covington & Burling. Pas dy viteve pune në këtë kompanie, ajo u bë menaxhere e projekteve për Freedon of Press Association në Washington, D.C.
Pas dy muajsh përvojë si gazetare, karriera e saj u fokusua në gazetari, duke shkruar për gazeta të ndryshme si Forbes, International Herald Tribune, Above the Law dhe Fusion.
Ardian Jusufi
Hulumtues Shkencor/ Universiteti Harvard
Dr. Ardian Jusufi është një hulumtues shkencor në Universitetin e Harvardit në Cambridge, Massachusetts. Ai përfundoi doktoraturën e tij në Departamentin e Biologjisë Integruese në Universitetin e California në Berkeley. Ardiani është kryesisht i interesuar në bio-mekanikë, dinamikë, inxhinieri robotike, loko-mocionin, dhe dizajne të tjera të frymëzuara nga natyra. Ai përfundoi studimet rreth loko-mocionit (aftësia për të lëvizur nga një vend në tjetrin) tek zvarranikë, dhe fokusi i tij në hulumtim ka qenë eksplorimi i rolit të bishtit në stabilitet dhe manovrueshmërinë e loko-mocionit tek zvarranikët në sjellje gjatë rënies së lirë dhe rrëshqitjes. Eksplorimi i rolit të bishtit në stabilitet dhe manovueshmëri ka frymëzuar projektimin e robotëve me aftësi që në fund do t’i ndihmojnë ata të lundrojnë në mjedise të vështira për kërkim dhe shpëtim.
Kjo nuk është e tëra. DOKU.TECH në partneritet me DOKUFEST dhe Fondacionin SHARE kanë bërë të ditur që kësaj liste të folësve, do të ju bashkëngjiten edhe shtatë persona tjerë ndërkombëtar.
Ndiqni DOKU.TECH në Facebook dhe Instagram, ku edhe do të publikohen folësit e ardhshëm.
Për t’u regjistruar FALAS në konferencën më të madhe të teknologjisë, klikoni KËTU.
Artikull i sponsorizuar
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse kjo orë dore kushton 21 mijë euro?
A po nxehet telefoni juaj - pse është një problem serioz
Publikohen imazhe të cilat pretendohet se shfaqin modelin iPhone 16 të Apple
Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera
Qeni robot bëhet me gëzof
Apple raporton për rënien më të madhe të shitjeve të iPhone që nga muajt e parë të pandemisë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City