LAJMI I FUNDIT:

Dogana: Nga 1 janari veturat më të vjetra se 10 vite nuk mund të zhdoganohen

Dogana: Nga 1 janari veturat më të vjetra se 10 vite nuk mund të zhdoganohen

Duke filluar nga data 1 janar 2018 të gjitha veturat e kategorisë M1 më të vjetra se 10 vite dhe ato që nuk kanë motor të standardit ‘Euro 4’ nuk mund të zhdoganohen në Republikën e Kosovës, pra fillohet me zbatimin praktik të Ligjit për Automjete Nr. 05/L-132, njofton Dogana e Kosovës.

“Me rastin e përcaktimit të vjetërsisë të merret për bazë viti i parë i regjistrimit i cili duhet të jetë brenda periudhës 01 janar-31 dhjetor të vitit 2008. Kjo nënkupton se të gjitha automjetet të cilat janë regjistruar për herë të parë në këtë periudhë të vitit 2008 dhe i plotësojnë kushtet për lirimin e gazrave sipas standardi të përcaktuar me ‘Euro 4’ mund të importohen në Kosovë. I vetmi institucion në Kosovë i cili ka mundësi për përcaktimin e nivelet të lirimit të gazrave është institucioni i autorizuar për homologim ‘Eurolab’”, thuhet në njoftimin për media të Doganës, përcjell Telegrafi.


Dogana thotë se kjo ndalesë nuk zbatohet në importin e mjeteve motorike për transport te mallrave, automjeteve të importuara në procedurë Importit të Përkohshëm (IM5), automjeteve për shfrytëzim nga misionet diplomatike (ligji nr. 03/l-033) dhe automjetet me vlerë muzeore (Old Timer). /Telegrafi/