LAJMI I FUNDIT:

Dogana e Kosovës kap rreth 700 litra vaj ushqimor të kontrabanduar nga Serbia

Dogana e Kosovës kap rreth 700 litra vaj ushqimor të kontrabanduar nga Serbia

Dogana e Kosovës njofton se ka kapur rreth 700 litra vaj të kontrabanduar.

Sipas njoftimit, kapja e mallit është bërë në rajonin e Mitrovicës.


“Në regjionin e Mitrovicës, njësitet e anti-kontrabandës së Doganës së Kosovës kanë identifikuar një automjet të dyshimtë dhe me rastin e ndalimit janë gjetur mallra të kontrabanduar me origjinë nga Serbia, respektivisht 675 litra vaj ushqimor. Mallrat dhe automjeti janë sekuestruar si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse”, njofton Dogana. /Telegrafi/