LAJMI I FUNDIT:

Dodik: Do të punoj për shpërbërjen paqësore të Bosnjës

Dodik: Do të punoj për shpërbërjen paqësore të Bosnjës

Kryetari i Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Milorad Dodik, njoftoi se do të punojë me këmbëngulje në konceptin e “ndarjes paqësore”, dmth shpërbërjen e shtetit ku zyrtarisht është në krye të saj.

Dodik beson se BH-ja nuk mund të mbetët gjersa pretendon se kjo është një temë për të cilën po flitet gjithnjë e më me zë të lartë në bashkësinë ndërkombëtare.


“Ne jemi duke e pritur momentin kur do të bëjmë një ndarje paqësore të vërtetë”, tha Dodik në një konferencë shtypi në Sarajevën Lindore, raporton klix.ba.

Rrjedh 'dokumenti' i kompletimit të shpërbërjes së Jugosllavisë, përmendet edhe ndryshimi i kufijve të Kosovës
Lexo po ashtu Rrjedh 'dokumenti' i kompletimit të shpërbërjes së Jugosllavisë, përmendet edhe ndryshimi i kufijve të Kosovës

Dodik bëri komente të tilla pasi dy anëtarët e tjerë të presidencës së BH-së, Sefik Dzaferoviq dhe Zeljko Komsiq, konfirmuan se presidenti slloven, Borut Pahor, gjatë një vizite në Sarajevë më 5 mars, në një bisede joformale, pyeti nëse është e mundur një ndarje paqësore e Bosnjës.

Ai shtoi se alternativa ishte një marrëveshje e mundshme për krijimin e një bashkimi të ri shtetëror, i cili përsëri do të përbëhej nga tre njësi të pavarura.

Ai pretendon se nuk ka interes real në Bashkimin Evropian për zgjerimin në Ballkanin Perëndimor, në mënyrë që Bosnja të mos ketë perspektivë reale për anëtarësim të shpejtë. /Telegrafi/