LAJMI I FUNDIT:

Dodik: Republika Srpska do të pavarësohet nga Bosnja-Hercegovina

Dodik: Republika Srpska do të pavarësohet nga Bosnja-Hercegovina

Anëtari i Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, Milorad Dodik mblodhi sot në Banja Luka mbështetësit e tij, ku tha se Republika Srpska me siguri do të bëhet e pavarur.

Me ftesë të Dodik, Aleanca Social Demokrate e Pavarur (SNSD) organizoi ardhjen e shumë aktivistëve të partisë në sheshin qendror të qytetit Banjo Luka si përgjigje ndaj tubimeve të ngjashme të organizuara më parë nga partitë politike të opozitës.


Arsyeja kryesore e këtyre tubimeve është mosmarrëveshja se kush fitoi në zgjedhjet e 2 tetorit në Republika Srpska. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i BiH (KQZ) publikoi rezultatet paraprake për të gjitha nivelet e tjera të qeverisjes, por votat për presidentin e Republika Srpksa janë ende duke u numëruar për shkak të parregullsive të shumta dhe pritet të përfundojnë deri të enjten, raporton klix.ba.

Dodik me këmbëngulje pretendon se ai fitoi bindshëm ato zgjedhje me një diferencë prej të paktën 30 mijë votash, por opozita pretendon se kandidatja e tyre Jelena Triviq është dëmtuar.

Mbledhja e Dodikut të kujtonte në mënyrë të papërmbajtshme “mitingjet e së vërtetës” të organizuara nga Slobodan Millosheviqi në fund të viteve 1980, në prag të shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, në një përpjekje për të konsoliduar pushtetin e tij.

“Ne do të shkojmë me siguri, por një ditë do të marrim 49 për qind të territorit të Bosnje-Hercegovinës. Dhe kur të ikim… besoj në idealin e një RS të pavarur”, tha lideri serb në Bosnje.

Në të njëjtën kohë, ai nuk hezitoi t’i shajë të gjithë ata që thonë se RS është një entitet i Bosnjës dhe Hercegovinës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Kroacia
Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Evropa
Gatishmëria e Polonisë për të pritur armët bërthamore të NATO-s përballet me kërcënim nga forcat ruse

Gatishmëria e Polonisë për të pritur armët bërthamore të NATO-s përballet me kërcënim nga forcat ruse

Botë
Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Evropa
Macron: Evropa mund të vdesë, duhet të tregojmë që nuk jemi vasal i Shteteve të Bashkuara

Macron: Evropa mund të vdesë, duhet të tregojmë që nuk jemi vasal i Shteteve të Bashkuara

Evropa
Shefi i NATO-s fluturon me aeroplan ushtarak mbi Gjermani

Shefi i NATO-s fluturon me aeroplan ushtarak mbi Gjermani

Botë
Kalo në kategori