LAJMI I FUNDIT:

Djourou: Zvicra në grup të vështirë, por gjithçka është e mundur

Djourou: Zvicra në grup të vështirë, por gjithçka është e mundur

Ish-reprezentuesi i Zvicrës, Johan Djourou beson se gjithçka është e mundur teksa Zvicra po bëhet gati për t’u përballur me Brazilin në ndeshjen hapëse të Kampionatit Botëror në Grupin G.

Brazili shtë një prej favoritëve për ta fituar garën, por Zvicra nuk po konsiderohet kombëtare e lehtë për t’u mposhtur.


Djourou beson se Zvicra i ka të gjitha kapacitetet për të kaluar grupin.

“Mendoj se kur luani në një Botëror, duhet që të kënaqeni”.

“Kjo është një prej gjërave më të mira që mund t’i ndodhë një futbollisti, është që pikërisht të luaj për vendin e tij në një Botëror”.

“Mendoj se ZVicra ka bërë mirë në të kaluarën. Por, tash e ka grupin e vështirë. Mendoj se Brazili, Serbia dhe Costa Rica janë kombëtare të vështira për t’u mposhtur”.

“Mendoj se është në dorën tonë, ne duhet që të përgatitemi mirë për këtë turne dhe të japim më të mirën sepse mendoj se Zvicra pati përparim të mirë. Por, ne e dimë se po luajmë ndaj një prej ekipeve më të mira në botë, por në futboll gjithçka është e mundur”, deklaroi Djourou.

Zvicra dhe Brazili përballen të dielën mbrëma në Rostov on Don. /Telegrafi/