LAJMI I FUNDIT:

Djemtë e Larry King reagojnë pas vdekjes së tij me një shkrim emocional: Do të na mungojë shumë

Djemtë e Larry King reagojnë pas vdekjes së tij me një shkrim emocional: Do të na mungojë shumë
Larry King (Foto: CNN)

Prezantuesi me famë botërore, Larry King, ndërroi jetë pak ditë më parë në moshën 87 vjeçare.

Djemtë e Larry King së fundmi reguan ndaj vdekjes së babait të tyre në një deklaratë emocionuese të ndarë në rrjete sociale.


Larry King, Jr., Chance King dhe Cannon King bënë një shkrim të gjatë rreth asaj se sa i rëndësishëm ishte babai i tyre për ta.

Larry King (Foto: Albert L. Ortega / Getty Images)

“Ne jemi të thyer pas vdekjes së babait tonë, dhe së bashku me familjen jemi shumë të pikëlluar për vdekjen e tij. Bota e njihte Larry King si një prezantues e intervistues të shkëlqyeshëm, por për ne ai ishte ‘babai’. Ai ishte njeriu që merrej çdo ditë me ne, me gjërat e përditshme që kishim dhe mirëqenien tonë e po ashtu ishte shumë krenar për arritjet tona, të mëdha të vogla apo edhe të imagjinuara. Dhe përmes gjithë kësaj, ne e dinim pa dyshim se ai na donte më shumë se sa vetë jeta. Ai ishte një baba i mahnitshëm dhe ishte shumë besnik. Do të na mungojë çdo ditë të jetës tonë”, thuhet në deklaratë.

Kush ishin shtatë gratë e Larry King?
Lexo po ashtu Kush ishin shtatë gratë e Larry King?

Ata gjithashtu falënderuan gjithë fansat për ngushëllimet e homazhet e tyre për karrierën e jashtëzakonshme të King.

Larry King (Foto: CNN)

Larry dhe gruaja e tij, Shawn Southwick King, u martuan në vitin 1997 dhe u ndanë në 2019. Ata kanë së bashku fëmijët: Cannon, 20 vjeç dhe Chance, 21 vjeç, kurse Larry King Jr., 59 vjeç, është nga martesa e tij me ish-gruan Annette Kaye.

Ai ishte martuar shtatë herë me shtatë gra të ndryshme.

Gazetari amerikan vdiq më 23 janar në moshën 87 vjeçare. Asnjë shkak i vdekjes nuk është dhënë, por thuhet se ishte shtruar në spital me COVID-19.

I njëjti kishte një mori çështjesh tjera shëndetësore. Ai luftoi me kancerin e mushkërive, jetoi me diabetin e tipit 2, i mbijetoi sulmeve të shumta në zemër dhe iu nënshtrua një operacioni në vitin 1987. /Telegrafi/

Larry dhe Shawn (Foto: Getty Images)

Në trend Magazina

Më shumë
Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Magazina
Hisen Berisha 'ngacmon' Adelina Ismailin në emision:

Hisen Berisha 'ngacmon' Adelina Ismailin në emision: "Ushtrinë time do ta bëj" ma ke kushtuar mua, sepse po e bëja ushtrinë në atë kohë

Magazina
Xhuli: Në Kosovë nuk do të bëhet më luftë, por nëse bëhet Vedati do të ikë përsëri - ai është 'Komandant Bllaca'

Xhuli: Në Kosovë nuk do të bëhet më luftë, por nëse bëhet Vedati do të ikë përsëri - ai është 'Komandant Bllaca'

Magazina
Nuk fshihen më, ish-konkurrentët e Big Brother VIP Albania konfirmojnë romancën?

Nuk fshihen më, ish-konkurrentët e Big Brother VIP Albania konfirmojnë romancën?

Magazina
Tuna reagon e revoltuar: Alamet burra - gjysma dhunues e vrasës, gjysma thashethemegjinj

Tuna reagon e revoltuar: Alamet burra - gjysma dhunues e vrasës, gjysma thashethemegjinj

Magazina
Gazetarja e njohur: Kam fjetur me shokun e ngushtë në një dhomë, kur shkonim me pushime

Gazetarja e njohur: Kam fjetur me shokun e ngushtë në një dhomë, kur shkonim me pushime

Magazina
Kalo në kategori