LAJMI I FUNDIT:

Djegia profesionale: shenjat, simptomat dhe parandalimi

Djegia profesionale: shenjat, simptomat dhe parandalimi

Duke identifikuar shkaktarët e stresit tuaj, duke njohur kontrollin tuaj të kufizuar në ndonjë situatë të dhënë, dhe duke u kujdesur fizikisht dhe emocionalisht për veten tuaj, mund të ndihmoni t’i shmangeni djegies profesionale.

Dr. Mimoza Shahini, psikiatër

Çfarë është djegia profesionale?


Djegia profesionale është një gjendje e dobësimit fizik dhe emocional, e shkaktuar nga stresi i tepërt dhe i tejzgjatur. Ajo mund të shfaqet kur ju ndiheni të dërmuar dhe të pa aftë t’i përmbushni kërkesat tuaja. Përderisa stresi vazhdon, ju filloni të humbni interesimin dhe motivimin që të ka udhëhequr të merrni punën tuaj në vend të parë.

Djegia profesionale redukton produktivitetin dhe bllokon fuqinë tuaj, duke ju lënë te ju ndjenjën e pashpresës, pafuqisë, duke ju bërë cinik dhe emocionalisht të prekur.

Si të vëreni se po kaloni në djegie profesionale?

Për shkak se djegia profesionale nuk ndodh brenda një nate, ai është një proces i cili ndodh në ambientet e punës. Djegia profesionale zakonisht i ka rrënjët e saj në stres, kështu që sa më herët t’i vëreni simptomat e stresit dhe të kujdeseni për to, aq më mirë mund ti shmangeni djegies profesionale.

Shenjat e djegies profesionale, priren të jenë më shumë mentale se fizike. Ato mund të përfshijnë ndjenjën e:

* Frustrimit dhe pafuqisë
* Pashpresës
* Shterjes së energjisë emocionale
* Ndarjes, tërheqjes dhe izolimit.
* Ndjenjës si i kurthuruar.
* Dështimit në atë që keni bërë.
* Irritimit
* Pikëllimit
* Cinizmit

Nëse përfshiheni nga kjo sindromë, vazhdimisht jeni te acaruar dhe kjo gjithashtu krijon një ambient në punë të padëshirueshëm jo vetëm për ju por edhe për të gjithë ata që punojnë me ju. Por kjo sindromë mund të shfaqet edhe me simptoma depresive, lodhje, mos ushqyerje e mirë, pagjumësi, apo të shfaq sjellje të reja si pirja e duhanit, alkoolit, angazhimi në sjellje seksuale të rrezikshme.

Cili është ndryshimi ndërmjet stresit dhe djegies profesionale?

Djegia profesionale mund të jetë rezultat i stresit të vazhdueshëm, dhe si i tillë mund të interpretohet si reagim ndaj stresit në punë. Stresi në punë është i lidhur me disa profesione të cilat kërkojnë angazhim të madh fizik dhe psikologjik, ndërsa sindromi i djegies profesionale është i lidhur në mënyrë të drejtpërdrejt me presionin në punë.

Njerëzit e stresuar nga puna përjetojnë mbingarkesë, emocionet i kanë shumë të shprehura, mund të jenë hiperaktivë, të shqetësuar etj. Ata që përjetojnë sindromin e djegies profesionale ndihen të zbrazët, të pamotivuar, të pakujdesshëm, karakterizohen nga mosangazhimi, humbja e energjisë etj.

Edhe një dallim tjetër ndërmjet stresit dhe djegies profesionale: Përderisa ju jeni zakonisht i vetëdijshëm që jeni në stres, jo gjithnjë e vëreni kur djegia profesionale ndodh. Simptomat e djegies personale – pa shpresë, cinik, dallimi nga të tjerët – mund të marrin kohë derisa të dalin në sipërfaqe.

Kush e shkakton djegien personale të punës?

Shumica nga ne kemi ditë kur jemi të mërzitur shumë nga ajo që e bëjmë në punë; kur kolegët dhe drejtorët janë jo tolerant, kur dhjetëra punë që kryejmë nuk vërehen, kur zvarriten punët, kur ofendohemi nga te punësuarit, kur kolegët vazhdimisht janë të inatosur, klientët të pakënaqur, por ka dhe situata të cilat ju vendosin para presionit psikologjik si:

* Vënia e qëllimeve të parealizueshme, të jeni të imponuar t’i realizoni ato. Pritet të kryesh në të njëjtën kohë shumë obligime për shumë njerëz.
* Puna nën rregulla që duken të jenë të detyrueshme apo ndëshkuese pa arsye.
* Kryerja e punës e cila shpeshherë shkakton cenimin e vlerave tuaja personale.
* Të mërzitur nga puna e cila asnjëherë nuk ndryshon apo nuk ju sfidon.
* Ndjenja gracke për arsye ekonomike nga një punë të cilës i përgjigjen përshkrimet nga më lartë.

Ne të gjithë kemi ditë të vështira në punë. Por kur çdo ditë është e tille ju keni shanse më shumë të përjetoni sindromën e djegies profesionale.

Më të rrezikuar mund të jenë ata në shërbime profesionale, të cilët e kalojnë gjithë kohën e punës në plotësimin e nevojave të të tjerëve, veçanërisht nëse puna e tyre i vë në kontakt të shpeshtë me anën e errët apo tragjike të përvojës së njeriut, apo nëse nuk paguhen mirë, nuk çmohen apo kritikohen për gjëra që janë jashtë kontrollit të tyre.

A mundet djegia profesionale të parandalohet apo të kurohet?

Për shkak se djegia profesionale është e lidhur me stresin, shumë metoda efektive kundër shfaqjes së stresit mund të ndihmojnë ta parandaloni djegien profesionale. Por një gjë është me rëndësi, të ndërtohet dhe të mirëmbahet një bazë e mirë e shëndetit fizik, kështu që hani mirë, flini mjaftë, dhe bëje përvojën pjesë të jetës së përditshme.

Mënyra më efektive ta largoni djegien profesionale është të ndalni atë që jeni duke bërë dhe të bëni diçka tjetër, edhe nëse do të thotë ti ndërroni punët apo karrierat. Por nëse kjo nuk është një zgjidhje për ju, ka ende gjëra që mund të bëni që ta përmirësoni situatën, apo të paktën gjendjen mendore.

Disa këshilla për ta parandaluar djegien profesionale në punë

Sqaroni përshkrimin e detyrave tuaja në punë
Kërkoni nga mbikëqyrësi juaj për një përshkrim detyrash dhe përgjegjësish të reja. Pastaj ju do të jeni në gjendje të vëreni se disa nga punët të cilat pritet ti kryeni, nuk janë pjesë e përshkrimit tënd dhe të fitoni besimin duke treguar se ju jeni duke kryer më shumë punë nga ç’janë përshkruar më lartë.

Kërko detyra të reja

Nëse keni qenë duke bërë punën e njëjtë për kohë të gjatë, kërko të bësh diçka të re: nivel të shkallës tjetër, vend tjetër shitjeje, makinë tjetër etj.

Kërkoni një punë të re

Freskoni vendimin tuaj dhe filloni me punë të cilat janë të lidhura me profesionin tuaj, por të ndryshme nga ajo që bëni tani.

Bëni një ndryshim në karrierë

Nëse e dini se dëshironi të punoni në një karrierë tjetër, filloni të bëni hapat drejt saj tash, edhe nëse është një bashkim punësh për një kohë.
Gjeni cilat janë kërkesat për punën të cilën vërtetë e dëshironi dhe filloni të takoheni me udhëheqësit kohë pas kohe.

Merrni këshilla për karrierë

Konsultohuni me këshilltarin për karrierë, apo përdorni shërbimet e ndonjë agjencioni që ofron shërbime profesionale.

Mësoni kufijtë tuaj

Bëhuni real rreth asaj sa mund të jepni nga koha dhe nga vetja juaj, vendosni kufijtë, dhe tregoni këta kufij tek anëtarët e familjes, dhe njerëzve të tjerë që janë të përfshire në jetën tuaj.

Pranoni ndjenjat tuaja

Shprehni ndjenjat tuaja tek të tjerët të cilët do të dëgjojnë, kuptojnë, dhe nuk do të ju gjykojnë. Djegia profesionale përfshinë ndjenja që acarohen dhe zmadhohen, kështu që sigurohuni t’i lini emocionet tuaja në rrugë produktive dhe të shëndetshme.

Besoni dhe shoqërohuni me te tjerët

Flisni me njerëzit për atë që ndieni, mos i mbani emocionet e mbyllura,
Kjo është pika kur profesionistet mund t’ju ndihmojnë, por miqtë dhe anëtarët e besueshëm të familjes, mund të ndihmojnë po ashtu.

Megjithëse përdorimi i kohës për të pushuar është e rëndësishme për reduktimin e stresit, nëse ju po i afroheni djegies profesionale, është vendimtare të krijoni marrëdhënie me njerëzit e tjerë dhe të kaloni kohë duke u shoqëruar me ta. Marrëdhëniet e varfra dhe të izoluara mund të ndikojnë në favor të djegies profesionale, por marrëdhëniet pozitive mund të ndihmojnë në parandalimin apo reduktimin e sulmit të tij.

Ushqeni marrëdhënien tuaj më të afërt, si atë me partnerin tënd, fëmijët apo miqtë.

Këto marrëdhënie mund t’ju ndihmojnë ta riktheni energjinë dhe të lehtësoni disa prej efekteve psikologjike të djegies profesionale, si P.Sh. ndjenjën e nënvlerësimit. Provoni të lini mënjanë atë që po ju djeg juve dhe shfrytëzojeni këtë kohë pozitive për ta ndarë me të dashurit tuaj dhe të ngazëlleheni.

Në përgjithësi, ta parandaloni shërimin nga djegia personale, mësoni të kultivoni metodat e ripërtëritjes personale, vetinformimit, dhe lidhjes me të tjerët, dhe mos kini frikë t’i pranoni nevojat tuaja dhe të gjeni mënyra t’i takoni ato. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori