LAJMI I FUNDIT:

Djegia e objektit të Elkos Center, Kelmendi: Punëtorëve të asfiksuar do t’iu qëndrojmë afër, dëmi i shkaktuar rreth 35 milionë euro

Djegia e objektit të Elkos Center, Kelmendi: Punëtorëve të asfiksuar do t’iu qëndrojmë afër, dëmi i shkaktuar rreth 35 milionë euro

Biznesmeni i njohur dhe pronari i kompanisë ELKOS Group, Ramiz Kelmendi, pas zjarrit që ka përfshitë sot depon e importit të Elkos Center në Pejë, ka thënë se punonjësit e ndërtimit të asfiksuar, të cilët morën tretman mjekësor, janë liruar në shtëpi dhe të njëjtëve kompania do t’iu qëndrojë afër sipas nevojës. Ndërsa, dëmi i shkaktuar nga djegia e objektit llogaritet të jetë rreth 35 milionë euro.

Kelmendi, përmes një postimi në Facebook, ka dhënë detaje nga djegia e objektit, në të cilin sipas tij, zjarri ka shpërthyer sot (e shtunë) rreth orës 08:15.


Kelmendi ka thënë se “Punonjës të ndërtimit të asfiksuar, fatmirësisht të liruar në shtëpi, do ju qëndrojmë afër sipas nevojës!”.

Pamje nga droni pas zjarrit të madh në Elkos Center në Pejë
Lexo po ashtu Pamje nga droni pas zjarrit të madh në Elkos Center në Pejë

“Dëmet në vlerësimin e para, nga ajo që kam informacion deri në këtë fazë, janë rreth 35 milion euro me çmime të kostos/malli ka qenë me strukturë jo-ushqimore. Numri i të punësuarve në këtë objekt ka qenë  rreth 250”, ka shkruar Kelmendi.

Postimi i plotë i Kelmendit:

“Të nderuar qytetarë, bashkëpunëtorë dhe kolegë të punës,

Sot më datë 25.03.2023 ende pa i ditur shkaqet, siç tashmë jeni të njoftuar nga mediat, ka ndodhur një zjarr i madhë në Qendrën e Depozitimit dhe Tregtimit që ne e kemi të quajtur Depo e Importit dhe Elkos Center.

Personalisht, në atë qark kohor isha në punishte, e cila gjendet mu pranë qendrës dhe me të vërejtur tymin, instektivisht së bashku edhe me punëtorët prezent te ekipit të ndertimit kemi ndërhyrë në tentim qe me aparatet e zjarrëfikësve të ndalojme zgjerimin, por që të gjithë jemi asfiksu nga tymi i dendur.

Zjarri, po dyshohet të ketë filluar rreth orës 08 e 15 minuta, ndërsa është shpërfaqur rreth orës 08 e 30 minuta.

Në kohën kur ka filluar zjarri në depo nuk ka pasur asnjë punonjës të Kompanisë time (orari fillon nga ora 09:00 deri në ora 17:00).

Punonjës të ndërtimit të asfiksuar, fatmirësisht të liruar në shtëpi, do ju qëndrojmë afër sipas nevojës!

Dëmet në vlerësimin e para, nga ajo që kam informacion deri në këtë fazë, janë rreth 35 milion euro me çmime të kostos/malli ka qenë me strukturë jo-ushqimore. Numri i të punësuarve në këtë objekt ka qenë  rreth 250.

Miq dhe ju bashkëpuntorë e të punësuarë,

Ju falënderojë nga zemra për mbështetjen, përkrahjen që më ofruat në  këtë ditë të vështirë.

Falëndrojë organet përkatëse, Zjarrëfikësit, Policinë, Emergjencat dhe mekanizmat përcjellës, për angazhimin!

Ju siguroj se, ‘Elkos Group’ ka një stabilitet të qëndrueshëm financiar dhe nuk ka hapësirë që asnjë nga furnitorët (prodhuesit vendor) të ndjehet i rrezikuar që obligimet e tyre do vonohen në pagesa.

Punëtorët që janë të prekur nga ky zjarr, (departamentet përkatëse), do të sistemohen menjëherë, deri në ndërtimin e objektit të ri.

Asnjë obligim ndaj institucioneve bankare nuk do të prolongohet  nga ana jonë!

Shëndeti të na punoj, Natyra është mbi të gjithe ne!” (sic.), ka shkruar Kelmendi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

Sociale
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në  Këshillin e Evropës

Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Kalo në kategori