LAJMI I FUNDIT:

Djali pesë muajsh i Nick Cannon vdes nga tumori në tru

Djali pesë muajsh i Nick Cannon vdes nga tumori në tru

Aktori dhe personaliteti televiziv i njohur amerikan, Nick Cannon ka ndarë lajmi e hidhur me ndjekësit e tij.

Ai ka njoftuar se fëmija i tij më i vogël ka vdekur nga një tumor në tru.


Cannon bëri të ditur lajmin e trishtë të martën në “The Nick Cannon Show”, duke i thënë audiencës se djali i tij pesë muajsh, Zen, ka ndërruar jetë.

Foto: Alyssa Scott/Instagram

Nick tha se gjërat morën një kthesë për keq rreth Ditës së Falënderimeve dhe tumori filloi të rritet shumë shpejt.

41-vjeçari thotë se ai e kaloi fundjavë në Kaliforni me djalin e tij, dhe të dielën ata bënë një udhëtim në oqeanin ku Nick mbajti Zen për herë të fundit, shkruan TMZ.

Foto: Alyssa Scott/Instagram

Tutje aktori tha se kur Zen ishte rreth 2 muajsh, filloi t’i zhvillohej atë që ata mendonin se ishte një problem i sinusit dhe ata vunë re se koka e tij dukej e madhe. Mjekët thanë se lëngu kishte filluar të grumbullohej në kokën e tij, për të zbuluar më pas se ishte tumor, i cili kërkonte operacion të menjëhershëm.

Zen ishte fëmija i 7-të i Nick, i lindur në fillim të këtij viti me modelen, Alyssa Scott.

Para njoftimit të lajmit tragjik, Nick dhe Alyssa i kishin mbajtur private çështjet shëndetësore të djalit të tyre. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by NICK CANNON (@nickcannon)

Në trend Magazina

Më shumë
Jashtë Big Brother dhe larg Meritonit, Ilnisa Agolli bën ndryshimin drastik në pamjen e saj

Jashtë Big Brother dhe larg Meritonit, Ilnisa Agolli bën ndryshimin drastik në pamjen e saj

Magazina
Xhuli i reagon Stresit publikisht: M'i ka premtuar 30 mijë euro dhe s'mi ka dhënë, ai pi bar nëpër qoshet e Tiranës

Xhuli i reagon Stresit publikisht: M'i ka premtuar 30 mijë euro dhe s'mi ka dhënë, ai pi bar nëpër qoshet e Tiranës

Magazina
“Me lekët e Big Brother do të shlyente borxhet e ko*ainës”, Stresi bën deklaratën e fortë për Vedat Bajramin

“Me lekët e Big Brother do të shlyente borxhet e ko*ainës”, Stresi bën deklaratën e fortë për Vedat Bajramin

Magazina
Adelina Ismaili bën thirrje për lejimin e armatimit të femrave: Vini re se asnjë klerik fetar nuk ka dënuar vrasjen e grave në Kosovë

Adelina Ismaili bën thirrje për lejimin e armatimit të femrave: Vini re se asnjë klerik fetar nuk ka dënuar vrasjen e grave në Kosovë

Magazina
Një nga aktorët më të pëlqyer në botë, por i refuzuar nga vajza e tij - Tom Cruise

Një nga aktorët më të pëlqyer në botë, por i refuzuar nga vajza e tij - Tom Cruise "nuk ekziston" më për vajzën e tij 18-vjeçare

Magazina
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
Kalo në kategori