LAJMI I FUNDIT:

Ditëlindja e 14-të e vajzës së ndjerë të Kobe Bryant, nëna e saj bën dedikim prekës

Ditëlindja e 14-të e vajzës së ndjerë të Kobe Bryant, nëna e saj bën dedikim prekës
Vanessa Bryant (Foto nga Kevork Djansezian/Getty Images/Guliver)

Në janar të këtij viti, Kobe Bryant së bashku me vajzën e tij kanë ndërruar jetë pas një aksidenti me helikopter.

Lajmi për vdekjen e tyre u raportua në media lokale e ndërkombëtare, duke shprehur kështu ngushëllime edhe kolegë e familjarë. Anipse janë bërë pesë muaj nga vdekja e tyre, familjarët e tyre ende vazhdojnë me dedikime të përzemërta për ta.


Bashkëshortja e basketbollistit të ndjerë, Vanessa Bryant, përmes rrjetit social Instagram ka publikuar një fotografi të Gianna Bryant që e ka shoqëruar me një mesazh prekës.

Gianna, e cila kishte qenë e pranishme me babanë e saj gjatë aksidentit, sot (1 maj) do të festonte ditëlindjen e saj të 14-të.

“Urime ditëlindjen e 14-të për vogëlushen time të ëmbël, Gianna. Mami të do më shumë sesa mund të ta tregoj ndonjëherë. Je pjesë e shpirtit tim përgjithmonë. Më mungon shumë çdo ditë.

Do të dëshiroja të zgjohesha dhe të të kisha pranë. Më mungon buzëqeshja jote, përqafimet tua dhe të qeshurat pafund. Më mungon gjithçka rreth teje, Gigi. Të dua shumë!”, ka shkruar Vanessa në postimin e saj.

Gianna ishte më e njohur për publikun, pasi kishte trashëguar nga babai i saj dashurinë dhe talentin për basketbollin. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Xhuli i reagon Stresit publikisht: M'i ka premtuar 30 mijë euro dhe s'mi ka dhënë, ai pi bar nëpër qoshet e Tiranës

Xhuli i reagon Stresit publikisht: M'i ka premtuar 30 mijë euro dhe s'mi ka dhënë, ai pi bar nëpër qoshet e Tiranës

Magazina
“Me lekët e Big Brother do të shlyente borxhet e ko*ainës”, Stresi bën deklaratën e fortë për Vedat Bajramin

“Me lekët e Big Brother do të shlyente borxhet e ko*ainës”, Stresi bën deklaratën e fortë për Vedat Bajramin

Magazina
Një nga aktorët më të pëlqyer në botë, por i refuzuar nga vajza e tij - Tom Cruise

Një nga aktorët më të pëlqyer në botë, por i refuzuar nga vajza e tij - Tom Cruise "nuk ekziston" më për vajzën e tij 18-vjeçare

Magazina
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Butrint Avdyli

"Faleminderit Zotit, inshallah e përjeton secili prej jush", Bardhi bën dedikimin për foshnjën të cilën ai dhe Sara po e presin

Magazina
Kalo në kategori