LAJMI I FUNDIT:
Peja °

Ditë historike për Spitalin e Pejës, 99 vite nga krijimi i tij

Ditë historike për Spitalin e Pejës, 99 vite nga krijimi i tij
Arkiv

Spitali i Përgjithshëm i Pejës feston 99 vjetorin e krijimit të këtij institucioni. Më 5 qershor të vitit 1925 u hap për herë të parë Shërbimi Higjeniko –Epidemiologjik, e pastaj duke vazhduar me hapjen e degëve të tjera të cilat funksionojnë edhe sot.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka rikujtuar këtë datë historike, duke thënë se hapja e këtij institucioni ishte mundësuar nga fondi amerikan “Rockfeler”.

Mjek dhe qytetarë në përurimin e Sherbimit Higjeniko –Epidemiologjik në Pejë.\ Foto: Spitali i Përgjithshëm Pejë

“99 vite më parë, saktësisht më 5 qershor të vitit 1925 në Pejë u formua Institucioni i parë shëndetësorë në Kosovë që atëherë u quajt Shërbimi Higjeniko –Epidemiologjik. Ky Institucion ishte formuar me ndihmën e fondit “Rockfeler” nga SHBA”, shkruan institucioni shëndetësor, transmeton Telegrafi.


Ata e kanë pasqyruar këtë edhe me një foto ku shihen mjek dhe qytetarë të shumtë të cilët e bënë përurimin e këtij spitali rreth një shekulli më parë.

Vlen të theksohet se Spitali i përgjithshëm i Pejës po bëhet pikë referuese për operimet e rralla dhe të komplikuara që po kryhen në këtë institucion. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Tifozët e Anglisë shpallin fajtor një lojtar për humbjen e finales nga Spanja

Tifozët e Anglisë shpallin fajtor një lojtar për humbjen e finales nga Spanja

Përfaqësueset
Van der Vaart godet dy yjet e Anglisë, njërin e quan lojtar 'të padobishëm'

Van der Vaart godet dy yjet e Anglisë, njërin e quan lojtar 'të padobishëm'

Përfaqësueset
Spanja fitoi një shumë të madhe duke fituar titullin, kjo është shuma që shkon për lojtarët dhe stafin

Spanja fitoi një shumë të madhe duke fituar titullin, kjo është shuma që shkon për lojtarët dhe stafin

Përfaqësueset
Argjentina mposht Kolumbinë pas vazhdimeve, mbron titullin e kampionit në 'Copa America'

Argjentina mposht Kolumbinë pas vazhdimeve, mbron titullin e kampionit në 'Copa America'

Ndërkombëtare
Hyn në fuqi vendimi i Ministrisë së Infrastrukturës, deri më 31 korrik ndalohet qarkullimi i automjeteve mbi 7.5 ton

Hyn në fuqi vendimi i Ministrisë së Infrastrukturës, deri më 31 korrik ndalohet qarkullimi i automjeteve mbi 7.5 ton

Ekonomi
Menaxheri i fushatës së Trump zbulon pse ish-presidenti lëvizi kokën përpara se plumbi i personit të armatosur

Menaxheri i fushatës së Trump zbulon pse ish-presidenti lëvizi kokën përpara se plumbi i personit të armatosur "t'i çante" veshin

Amerika
Kalo në kategori