Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, pas mbledhjes së Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, ka njoftuar se brenda 24 orëve kanë ndërruar jetë 3 gjilanas, të cilët ishin të infektuar me këtë virus.
“24 orët e fundit kanë qenë shumë të rënda për ekipet shëndetësore, për ne dhe për familjarët. Kemi shënuar 3 vdekje, 16 raste të reja pozitive dhe 14 të shëruar. Numri total i të infektuarve është 546, 352 janë të shëruar, 183 raste aktive, ndërkaq të vdekur janë 21 qytetare. I shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjeve që kanë humbur më të dashurit e tyre”, ka thënë Haziri.
Ai ka njoftuar se aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit janë të hospitalizuar 26 pacientë me COVID-19.
“Gjatë 24 orëve të fundit, ne kemi pasur vizita tek të infektuarit në shtëpi dhe monitorim 24 orë në Spitalin Regjional. Ju lus që të vazhdoni ta shtoni kujdesin. Duhet të mësohemi që në lëvizje, qarkullim e punë, ta ruajmë distancën fizike, t’i përdorim maskat dhe t’i përmbahemi higjienës”, ka shtuar kreu i Gjilanit.
Haziri ka theksuar se beson në lojalitet dhe bashkëpunim, duke shtuar se nuk beson që masat represive janë zgjidhje për parandalimin e përhapjes së sëmundjes.
“Por, policia, inspektorati komunal dhe ai sanitar, janë 24 orë në terren dhe ju lus që të bashkëpunoni me ta sepse gjobat janë mandatare”, ka thënë ai.
Përndryshe, Komitetit të Gjilanit i është bashkuar edhe nënkryetari i sapo emëruar për komunitete, dr. Kadir Huseyin. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E zezë klasike, krejt sytë n’ty
Papuçe që t’flen kama n’to- Porositni me zbritje në Telegrafi Deals
Kapni zbritjen – atletet Nike për meshkuj tash me zbritje në Telegrafi Deals!
Kur nuk blen për vete, nuk blen as për kojshi – që do të thotë shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals
Sot harroni të gjitha hallet, ZBRITJA në Deals me na shku huq nuk na falet
Më të lexuarat
Njëri nga të kërkuarit për tentim vrasjen në Prishtinë e kishte rrahur reperin Fero në vitin 2018
Stradner: Vuçiq dhe Dodik po përgatisin jetësimin e idesë për "botën serbe"
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit
Mësohet se kush, përveç Serbisë, votoi kundër rekomandimit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
Hoxha: Grupe kriminale serbe po përgatiten për sulm në veri
"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes