Rreth 1.500 pjesëmarrës të programit “Football and Friendship” do të marrin pjesë në evenimentin final që do të mbahet në Moskë në muajin qershor.

Dita ndërkombëtare e “Football and Friendship” është shënuar në mbi 200 qytete të botës me evenimente speciale për të promovuar miqësinë, respektin e ndërsjellë dhe jetesën e shëndoshë.


Dhjetëra mijëra fëmijë dhe të rritur po marrin pjesë në ndeshje miqësore, seanca të hapura stërvitore, dhe evenimente sportive.

Në këtë ditë, çdokush që ndan vlerat e rëndësishme njerëzore si barazia, respekti për kultura të ndryshme dhe bashkëjetesa paqësore, e mban një byzylyk në dorë me ngjyrë të gjelbër dhe të kaltër, si simbol i programit "Football for Friendship”, të organizuar nga Gazprom.

Ngjyra e kaltër e simbolizon qiellin, ndërsa ngjyra e gjelbër e simbolizon fushën e futbollit të hapur për të gjithë.

Pjesëmarrësit e programit kanë marrë mbështetje nga futbollistë të famshëm, trajnerë, nikoqirë të emisioneve televizive, aktorë dhe anëtarë të agjencive qeveritare nga e mbarë bota.

Në Kosovë, në shkollën e futbollit “Arsenal”, është organizuar një pritje për nder të ditës ndërkombëtare të “Football and Friendship”, ku ambasadorët e rinj shpërndanë byzylykët e miqësisë. Në këtë ditë festive, u zhvillua një ndeshje e hapur e futbollit dhe të gjithë fëmijët u pajisën me byzylykë.

“Është nder i madh për mua të përfaqësoj shtetin tim gjatë këtij programi, jam i ngazëllyer”, ka thënë Denis Zaiti, ambasador i ri i “Football and Friendship” nga Kosova.

“Futbolli është pasioni im që nga fëmijëria! Nuk mund ta imagjinoj jetën pa futboll dhe pa shoqëri. Jam i bindur se falë programit 'Football for Friendship', do të bëj hapin e radhës për t’u bërë futbollist profesional”, ka shkruar Jon Lafiti, ambasador i ri nga Kosova i programit “Football for Friendship”.

telegrafi sport app