Dita kur Kreta u bë portokalli: Ishulli grek mbulohet prej pluhurit, që erdhi nga Saharaja (Foto)
Banorët dhe turistët nuk mund t’i besonin syve, kur u zgjuan në mëngjes dhe Kreta kishte marrë një pamje sureale, shkaku i pluhurit që arriti nga Saharaja.
Imazhet e shpërndara në internet, e shfaqin ishullin grek të mbuluar me një shtresë portokalli, që kishte arritur nga shkretëtira e Afrikës, transmeton Telegrafi.
Kjo bëri që ambienti të mbushej me një mjegull të dendur, që dobësonte dukshmërinë, ndërsa ngjante sikur ishte nga ndonjë botë tjetër.
Masa e pluhurit dhe një ajër shumë i thatë, që formohet në pranverën e vonshme dhe vjeshtën e hershme, njihet si velloja sahariane. Gjatë kësaj kohe, shtëllungat e kësaj mase, fryjnë çdo tri ditë nga bregdeti afrikan.
Kjo shtresë qëndron 1,500 deri në 6,000 metra mbi sipërfaqen e Tokës, ndërsa lëvizë me shpejtësi të madhe.
Pluhuri ka përmbajtje të mëdha plumbi, zinku, kromi dhe vadiumi, që shkakton probleme në frymëmarrje, kryesisht atyre që kanë astma.
Fenomeni i njëjtë, kishte ndodhur gjatë vitit të kaluar nëpër disa pjesë të Britanisë së Madhe, përshirë edhe Londrën. Por, në intensitet shumë më të vogël.
Më 2013, ky pluhur kishte ndryshuar drejtim dhe goditi Teksasin e Shteteve të Bashkuara, kur për disa ditë me radhë, ambienti e kishte marrë ngjyrën portokalli. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKonsumoi cigare, nuk u ushqye shëndetshëm dhe në moshën 110-vjeçare nuk vuan nga ndonjë sëmundje – njihuni me burrin nga New Jersey
Aligatori bllokon rrotat e aeroplanit të Forcave Ajrore të Floridas
Progresi
Statistikë
Një grua nga Bosnja me ide interesante se si thani rrobat gjersa bie shi
Seks me kafshë? Ja ku përfundoi amerikani!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre