LAJMI I FUNDIT:

Dita e fundit e G7, Trump i hapur për një takim në Iran

Dita e fundit e G7, Trump i hapur për një takim në Iran

Ne krijuam kushtet për një takim në javët e ardhshme midis presidentit iranian Rohani dhe presidentit Trump dhe ” të shpresojmë për një marrëveshje”, deklaroi presidenti francez Macron në një konferencë shtypi me Presidentin Trump.

“Irani duhet të përmbushë detyrimet e tij bërthamore. Në fillim të samitit, kishte shumë tension, shumë nervozizëm, por përkundrazi fryma ishte shumë pozitive,” theksoi Macron.


Dita e fundit e punës në G7 në Biarritz përfundon me një konferencë shtypi të përbashkët për Emmanuel Macron së bashku me presidentin amerikan Donald Trump.

“Ne kemi gjetur një marrëveshje të shkëlqyeshme” me SHBA“mbi taksën dixhitale .Në ekonomitë tona ka situata shumë të padrejta, disa subjekte nuk paguajnë taksat dhe krijojnë ndryshime brutale, duke ndryshuar edhe bilancin”, theksoi Macron. /kp/Telegrafi/