Programi i imunizimit masiv kundër coronavirusit është në zhvillim e sipër në të gjithë Evropën, pasi shumica e vendeve të BE-së nisën vaksinimin e grupeve më të cenueshme.
Data 27 dhjetor është duke u cilësuar si Dita V, ose Dita e Fitores, në të gjithë Evropën.
Në Republikën Çeke, kryeministri Andrej Babis ishte i pari që mori vaksinën Pfizer/BioNTech në një spital ushtarak në Pragë.
“Vaksina, e cila mbërriti nga Bashkimi Evropian dje, është një shpresë, një shpresë se do të kthehemi në jetën normale”, tha Babis në televizionin kombëtar, përpara se të injektohej.
Presidentja e Sllovakisë, Zuzana Caputova, dhe ministri i Shëndetësisë i Bullgarisë, Kostadin Angelov, ishin po ashtu në mesin e politikanëve të parë që u vaksinuan, në përpjekje për të rritur besimin në sigurinë dhe efektivitetin e vaksinës.
Në Itali, vendin e goditur më së rëndi nga pandemia e coronavirusit në Evropë, punonjësit shëndetësorë filluan t’i marrin vaksinat.
“Kjo datë do të jetojë përgjithmonë me ne”, shkroi kryeministri italian, Giuseppe Conte në Twitter.
Politikanët dhe ekspertët paralajmërojnë se do të duhen disa muaj përpara se vaksina të jetë e disponueshme për secilin që e do.
Ata përsërisin se ndërkohë, është e nevojshme të zbatohen masat mbrojtëse, të tilla si veshja e maskave, larja e duarve dhe distanca fizike.
“Kemi ende muaj të vështirë përpara”, u tha gazetarëve ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza.
“Kjo është një ditë e bukur, por ende duhet të tregojmë kujdes. Kjo vaksinë është rruga e vërtetë për ta mbyllur këtë sezon të vështirë”, tha Speranza.
“Ditët e vaksinimit në BE janë një moment prekës i unitetit. Vaksinimi është rruga e qëndrueshme për të dalë nga pandemia”, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn, tha se vaksina është kyçe për mposhtjen e pandemisë dhe rikthimin në normalitet.
Punonjësit shëndetësorë në Gjermaninë verilindore vendosën të mos prisnin të dielën dhe filluan të shtunën imunizimin e banorëve të një shtëpie pleqsh në Halbershtat.
Në Hungari, marrësi i parë i vaksinës ishte një mjek në Spitalin Qendror Del-Pest, të shtunën, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve.
Komisioni Evropian thotë se ka bërë kontrata me disa prodhues për më shumë se 2 miliardë doza të vaksinave.
Rregullatori i shëndetit të bllokut pritet ta miratojë edhe vaksinën e bërë nga kompania amerikane Moderna deri më 6 janar.
Vendet e BE-së kanë regjistruar së paku 16 milionë infeksione me coronavirus dhe më shumë se 336,000 vdekje, prejse ka nisur pandemia në pranverë. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë
"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë
Izraeli ndërton 'kube kibernetike' për t'u mbrojtur nga hakerët iranian
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City